Medalje me motive të ndryshme – zgjidh më të mirën – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Medalje me motive të ndryshme – zgjidh më të mirën

06.06.2024

Shperndaje:

Nuk keni nevojë t’i futeni një gare për të fituar një medalje. Atë edhe mund ta blini, në mënyrë që ta mbani për suvenir.

Në treg gjeni zgjidhje të pafundme, kryesisht me motive sportive dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Po flasim për medaljen, me një pjesë ku mund ta lidhni me qaforen tuaj, ta mbani në çelësa apo edhe në rafte për kujtim.

Më së shumti zgjidhje gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe medalja më e lirë kushton 6.11 euro. Në fakt për këtë çmim i gjeni dy oferta.

Një, një medalje e argjendtë ku janë të gravuar dy sportistë dhe tjetra, e bronztë me dy futbollistë duke vrapuar.

Për 6.43 euro, mund të porosisni medaljen e argjendtë, ku është i gravuar numri 2. Pastaj për 7.08 euro një medalje argjendi me motive nga loja e pingpongut. Janë të gravuar dy raketa të kësaj loje dhe topi.

Në Gjirafa50, gjeni medalje edhe me motive nga xhudoja, karateja e të tjera.

Më e shtrenjta është një medalje ku ka një hapësirë të zbrazët në mes e ku mund të vendosni një figurë apo edhe një mini-fotografi. Kushton 7.22 euro dhe mund të zgjidhni mes medaljes së artë, argjendtë dhe të bronztë. Natyrisht vetëm ngjyrat i kanë të tilla.

Për të parë më shumë, kliko KËTU