Ju që përdorni aparate fotografike dhe pajisje të ngjashme që ju duhen kartelat Micro SD, atëherë në tregun online gjeni shumë zgjidhje.
Ju shërbejnë për të bartur fotot apo videot në laptop e kompjuter, e më pas mund t’i shfrytëzoni sërish kartelat.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Kartën Micro SD, më së liri e gjeni në dyqanin Aztech. Kushton 7.99 euro, ka 32 GB memorje dhe shpejtësi të leximit deri në 85 MB për sekondë. Është rezistuese ndaj temperaturave të ndryshme e ujit dhe vjen me adapter. Ka 36 muaj garanci.
Për 9.99 euro, në këtë dyqan e gjeni SD Card me 64 GB memorje dhe me shpejtësi leximi deri në 90 MB për sekondë.
Kartën SD më të shtrenjtë në Aztech e gjeni për 34.99 euro. Ka 256 GB memorje, shpejtësi të leximit deri në 100 MB për sekondë dhe vjen me 3 vjet garanci.
Shumë zgjidhje gjeni edhe në Neptun. Karta më e lirë SD në këtë dyqan kushton 8 euro. Është Apacer, vjen me adapter dhe ka 16 GB memorje.
Për 9 euro mund t’i gjeni disa lloje të kartave SD me 64 GB memorje, derisa më e shtrenjta është një me 128 GB memorje e brendit SanDisk. Kushton 45 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU