Në shtëpi secili mund të ketë një mikser, por ai jo rrallë nuk na ndihmon, pasi mund të jetë i vogël dhe me fuqi të vogël rrotulluese.
E nëse ju duhet një mikser edhe për përzierje të brumit për shembull, atëherë duhet të blini një profesional që ka kazanin e tij, ka shtizën spirale të fortë dhe që ka fuqi motorike të madhe.
Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Mikserin më të lirë profesional e gjeni në dyqanin Aztech. Është i brendit Esperanza, ka fuqi motorike 800 vat, kapacitet të kazanit që është inoks, 4 litra dhe garanci 1-vjeçare. Kushton 79.99 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe shumë lloje të mikserëve profesionalë, përfshirë edhe më të shtrenjtin në tregun online.
Më i shtrenjti është një i brendit Kenwood. Ka kapacitet të enës 7 litra, fuqi 1200 vat dhe garanci 2-vjeçare. Kushton 599 euro.
Shumë lloje gjeni edhe në dyqanin Neptun. Më i liri nga mikserët profesionalë në këtë dyqan kushton 129 euro. Është i brendit Bosch, ka fuqi 700 vat dhe kapacitet të enës 3.8 litra. Vjen me garanci 2-vjeçare.
E më i shtrenjti mikser profesional në Neptun kushton 199 euro. Është i brendit Ariete, ka kapacitet të enës 5.5 litra, fuqi 1200 vat dhe garanci 2-vjeçare.
Për të parë më shumë, kliko KËTU