Mish dhe produkte gjeldeti – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Mish dhe produkte gjeldeti – ku i gjeni më së liri

10.12.2023

Shperndaje:

Dhjetori bashkë me festat, na sjell edhe idenë për përgatitjen e gjelit të detit, e që mund të gjendet në shumë tryeza tona.

Për gjelin e detit komplet është ende herët, ka edhe ca ditë deri te Viti i Ri. Deri atëherë mund të shijoni gjelin e detit të prerë e të paketuar në forma të ndryshme, apo edhe produktet e tij, si proshutën apo sallamin.

Në tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat.

Më së liri, mund të blini një proshutë gjeldeti. Paketimi prej 100 gr kushton 1.36 euro. Mund ta porosisni në dyqanin online Begmart, vjen i prerë në rriska dhe është i bendit slloven Perutnina.

Në po këtë dyqan, mund të porosisni sallamin e gjelit të detit. Paketimi 350 gr kushton 2.54 euro.

Nga produktet, mund të blini edhe proshutë të tymosur gjeldeti. Në Begmart, 250 gr kushtojnë 3.13 euro, po ashtu brend Perutnina.

Për 5.05 euro, në po këtë market, mund të blini shpatull, komplet apo të copëtuar. Paketimi ka 500 gr peshë.

Më së shtrenjti, po në Begmart, e gjeni filetën e gjelit të detit. Paketimi 500 gr, kushton 6.04 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU