Nëse keni fëmijë të vegjël dhe dëshironi t’i vini në gjumë në një dhomë tjetër dhe të rrini pa merak apo edhe të punoni në oborr, atëherë ju duhet një monitorues bebesh apo ‘Baby monitor”.
Çka është kjo pajisje? Vjen në dy pjesë, secila ngjan me telefonat e dikurshëm, të vegjël dhe njërin e lini në dhomën e bebes dhe tjetrin mbani me vete. Sapo bebja të qajë, juve ju sinjalizon në pajisjen që e mbani.
Ka edhe më të sofistikuar. Njërën pajisje, atë për marrje të zërit, që ka edhe kamerë e vendosni në dhomën e bebes, derisa ju e merrni monitorin e vogël sa një telefon dhe aty mund të dëgjoni zërin, por edhe të shihni çdo lëvizje të fëmijës suaj.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar këto produkte, që ofrohen në disa markete.
Monitoruesin më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Kushton 15 euro dhe sinjali përçohet deri në 250 metra largësi.
Në GjirafaMall, monitoruesi i bebeve më i liri kushton 49 euro. Pajisja që mban prindi ka edhe një ekran të vogël 2 inch. Pos tjerash, monitoron edhe temperaturën e dhomës dhe mund të incizohen edhe disa ninulla për shembull. Është e brendit Esperanza.
E i njëjti produkt në Foleja, kushton 51 euro, që është edhe më i liri në këtë market online.
Në këtë dyqan mund ta gjeni edhe monitoruesin më të shtrenjtë. Kushton 89 euro dhe pajisja që mban prindi ka ekran më të madh për të parë lëvizjet e bebes.
Për të parë më shumë, kliko KËTU