Asnjë fëmijë nuk do t’i thoshte ‘jo’ një dhurate të tillë, as djemtë e as vajzat.
Po flasim për motoçikleta me bateri e që janë të dizajnuara në atë mënyrë për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët.
Në tregun online gjeni motoçikleta të ndryshme, duke nisur nga të voglat me 3 rrotë e deri tek ato më të mëdha me katër rrotë, që duken si për terrene malore.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Motoçikleta më e lirë mund të porositet në 75Mall. Është e vogël dhe mund të përdoret për fëmijët posa të mbushin 3 vjeç muaj. Është e bardhë e brendit Ocie dhe kushton 79.9 euro. Ka buton për ndezje e fikje; për ecje para dhe prapa; dhe për bori. Baterinë e ka 6V.
Për pak më shumë, në këtë dyqan mund të porosisni një motoçikletë Vespa në miniaturë. Është më tri rrota dhe mbërrin shpejtësi deri në 5km/h. E përshtatshme për fëmijët nga mosha 18-muajshe e më lart.
Motoçikleta gjeni edhe në GjirafaMall. Më e lira kushton me zbritje 99.9 euro. Është po ashtu me tri rrota.
Në këtë dyqan gjeni shumë zgjidhje dhe motoçikleta më e shtrenjtë është një e brendit Cangaro. Është me katër rrotë, me dy shpejtësi dhe me shumë funksione të tjera. Kushton 229 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU