Motorola Edge, modelet 20, 30, 40 dhe 50 – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Motorola Edge, modelet 20, 30, 40 dhe 50 – ku i gjeni më së liri

24.04.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Çka thuani të dilni pak nga ndikimi i celularëve Apple e Samsung? Të ktheheni për shembull te një gjigand i dikurshëm i celularëve, që me shpejtësi po e zë hapin edhe sa i përket zhvillimit të teknologjisë.

Bëhet fjalë për telefonët e brendit Motorola. Do flasim për modelet Edge 20, 30, 40 dhe 50 të cilët gjendet me shumicë në tregun e Kosovës. Janë të bukur, efikas e shumë të shpejtë dhe me performancën që kanë, janë shumë më të lirë sesa ata Samsung e sidomos Apple.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto modele.

Telefonin më të lirë Motorola, e gjeni në Foleja. Është modeli Edge 20, ka 8 GB ram memorje e 128 GB memorje të brendshme. Funksionon me sistemin Android, përkrah rrjetin 5G dhe kushton 230 euro.

Të njëjtin telefon në GjirafaMall, me zbritje nga 639.91 euro mund ta porosisni për 241.99 euro.

Pas kësaj, bazuar në çmimin më të lirë, në Foleja mund të porosisni një Motorola Edge 40. Ka 12 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme. Ka ngjyrë “deti qetësues” dhe kushton 279 euro.

Modeli Edge 30, në Foleja kushton më shtrenjtë – 322 euro. Ka 8 GB ram memorje dhe 128 Gb memorje të brendshme.

Në Foleja gjeni edhe modelin 50, më së liri. Kushton 318 euro dhe ka 8 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme.

Motorola Edge më e shtrenjtë, është një e modelit 50 Ultra. Ka plot 16 GB ram memorje e 1 terabajt memorje të brendshme. Është ngjyrë “pjeshkë” dhe kushton 1.121 euro. Mund të porositet në Foleja.

Për të parë më shumë, kliko KËTU