Në kuzhinën tonë janë disa gjëra që amortizohen, por që nuk bën të hidhen në koshin e plehrave.
Një prej tyre është edhe thika apo thikat në përgjithësi. Ato pas një kohe përdorimi humbin mprehtësinë e prerjes dhe duhet mprehur.
Për këtë ka një pajisje të veçantë – mprehëse e thikave.
Në tregun online gjeni zgjidhje pa fund dhe ofrohen në markete të ndryshme.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Mprehësen e thikave më të lirën mund ta porosisni në Foleja. Ka dorëzën për ta mbajtur të mbështetur në platformë dhe dy kanale për të mprehur thikën. Thikën e kaloni nga njëri kanal te tjetri. Është e brendit Adler dhe kushton 12.7 euro.
Në TopShop mund të porosisni një mprehëse të vogël të thikave, e bashkë me të në paketë u vijnë edhe tri thika. Gjithë seti kushton 13.46 euro dhe pajisjet janë të brendit Delimano.
Në Gjirafa50, gjeni mprehësen e thikave KingHoff. Ka tri kanale për mprehje dhe kushton 19.5 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe mprehësen më të shtrenjtë të thikave. Është e brendit Gerber, markë amerikane dhe kushton 57.41 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU