Tash që po afron muaji i Ramazanit, në tryezë gjithnjë e më shpesh gjenden edhe hurmat.
Gjithsesi, si anti-oksidant të përkryer, ato janë të mira të konsumohen gjatë gjithë vitit dhe nga çdokush. Kanë edhe shumë vlera të tjera ushqyese.
Në tregun online mund të gjeni disa lloje dhe t’i porosisni ato.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Hurmat më të lira i gjeni në dyqanin Spar.
Paketimi me 200 gramë hurma të thata dhe pa bërthama, në këtë dyqan kushton 2.69 euro. Kilogrami i bie të kushtojë 13.45 euro. Janë të paketuara nga Dattel.
Hurma gjeni edhe në dyqanin online Begmart. Janë të paketuara nga brendi Nett dhe të cilësisë siç është cekur “të kënaqshme”. Paketimi me 250 gr. kushton 3.84 euro, kurse ai me 500 gr. peshë 7.08 euro, e që kilogrami i bie 14.16 euro.
Në këtë market gjeni edhe hurma të cilësisë së lartë – Premium. Paketimi 250 gr. kushton 4.32 euro, kurse ai 500 gr. 8.10 euro. Kilogrami i bie 16.20 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU