Mulli për kripë dhe piper! Pos që janë praktik dhe të domosdoshëm për shtëpi, shumë prej tyre janë edhe të pashëm dhe zbukurojnë ambientin.
Sidomos piperi, ia vlen të bluhet e t’i hidhet i freskët gjellës. Lëshon shumë më shumë aromën që e karakterizon.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Në Interclick, janë mullinjtë më të lirë, por janë një-përdorimësh. Janë prej xhami dhe vijnë me erëza në ta. Pra, pasi të harxhohen erëzat, duhet ta hidhni edhe mullirin. Më së liri kushton ai me kripë të trashë Himalaje – 2.39 euro e ai me piper kokërr – 2.45 euro.
E mulliri shumë-përdorimësh, më së liri mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Lemart dhe në të mund të vendosni edhe kripë edhe piper. Është prej plastike të butë dhe pjesa ku vihet kripa ose piperi është me xham. Kushton 9.91 euro.
Në Gjirafa50, gjeni edhe mulli 2 në 1. Pra, në njërën anë është mulliri për piper, kurse në tjetrën për kripë. Është po ashtu i brendit Lemart dhe pjesa më e madhe është prej xhami. Kushton 11.49 euro.
Në 75Mall, ofrohet seti me dy mulli, për kripë dhe piper. Mullinjtë janë të Ikeas dhe seti kushton 19.95 euro.
Edhe Foleja ofron mulli. Më i liri kushton 36 euro dhe është po ashtu 2 në 1. Përmes një butoni lartë vendosni se kush do të hyjë në procesin e bluarjes, kripa apo piperi. Është i brendit Wenko.
Në këtë dyqan online gjeni edhe mullirin më të shtrenjtë. Është i markës Peugeot Nancy, është komplet transparent dhe kushton 155 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU