Multicooker, nga 30 deri në mbi 300 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Multicooker, nga 30 deri në mbi 300 euro

23.03.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Para gati dy vjetësh kemi shkruar për pajisjen thuajse magjike, të quajtur “Multicooker” (Lexo KËTU).

E domosdoshme për të kursyer kohë e për të përgatitur ushqime të shëndetshme.

Para dy vjetësh, kur thuajse u plasua në treg kjo pajisje, kishte pak zgjidhje – e sot ka më shumë dhe interesant, ka edhe shumë më të lira. Atëkohë, pajisja më e lirë ishte rreth 70 euro e sot ka edhe për 30 euro.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Multicookerin më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa. Ka fuqi 900 vat, vëllim të enës 5 litra, 12 programe për pjekje e zierje – qoftë edhe vetëm me avull – dhe është i brendit RAF. Kushton 30.90 euro.

Për pak më shumë – 34.99 euro, në Aztech mund të porosisni multicookerin Rosberg. Ka 31 programe, ekran LED dhe mund edhe të programohet. Pra, zierja e pjekja mund të fillojë në një orë të caktuar, që kur ju të ktheheni nga puna, ta keni të gatshme e të nxehtë.

Në GjirafaMall, multicookeri më i lirë kushton 39.99 euro dhe është i brendit Esperanza. Ka 850 vat fuqi dhe shumë programe. Funksionon edhe si fritezë.

Për 41 euro, multicooker mund të porosisni edhe në Foleja. Është i markës Mesko, ka fuqi 1000 vat dhe kapacitet të enës 1.5 litra.

E multicookeri i Gorenjes, në 75Mall mund të porositet për 44.90 euro. Ka pesë programe dhe vjen me një vit garanci.

Në Neptun, më i liri është ai i Philipsit – 100 euro.

Ndërkohë, multicookeri më i shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Sage me 1100 vat fuqi dhe kushton 353.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU