Kemi shkruar për shumë pajisje që na duhen në kuzhinë. Për tenxhere ekspres, mikrovalë e shumëçka. Por ka një pajisje që mund të kryejë shumë punë e të zëvendësojë disa pajisje.
Është multicooker. Është i ngjashëm me një tenxhere ekspres, por i digjitalizuar i gjithi. Madje, në të janë edhe shumë receta të programuara.
Në të mund të përgatisni lloje të ndryshme të gjellëve, të mbani gjellën e ngrohtë pasi të përgatitet ajo, por edhe ta kurdisni që përgatitja të nisë në kohën kur ju dëshironi. Për shembull, një orë para se të ktheheni në shtëpi nga puna.
Gara e kompanive sot, lidhur me multicookerin, është kush po nxjerr pajisje me më shumë operacione.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Multicookeri më i lirë mund të porositet në marketin 75Mall. Kushton 69.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 99.90 euro. Pajisja është e brendit Gorenje, ka 15 programe dhe fuqi 1000 vat. Ena kryesore është prej inoksi dhe ka vëllim 6 litra.
Shumë më tepër multicooker gjeni në Neptun. Multicookeri më i lirë është ai i brendit Philips. Kushton 139 euro, ka vëllim të enës 5 litra dhe plot 60 programe. Pra mund të përgatisni shumë më tepër gjella.
Multicookeri më i shtrenjtë, po ashtu mund të porositet në Neptun. Është i brendit Tefal dhe kushton 319 euro, por nëse keni kartelën Happy, mund ta blini për 269.99 euro. Ka 150 receta të paraprogramuara, ndër të tjera.
Për të parë më shumë, kliko KËTU