Hipermarketet me ofertë ramazani, sexhade nën 2 euro!

12.04.2021

Shperndaje:

Ofertat e fundjavës të supermarketeve vazhdojnë ende deri më 15 prill, por në prag të muajit të Ramazanit, Viva Fresh Store, ETC, Super Viva, Interex e Meridian Express kanë dalë me oferta shtesë gjatë së hënës.

Për ofertat e publikuara në broshurat e datës 9 prill, e që vlejnë deri më 15 prill, lexo KËTU

Super Viva ofron sallam të brendit Oreks 1+1. Sallami është 400 gr dhe për 0.69 EURO mund të merrni dy copë. Njëjtë ofron brendi Paloma letrat e kuzhinës ku për 0.99 EURO mund të blini dy paketime nga dy rrollne. Perfetto ofron supë gjeli 1+1 me çmim 0.35 EURO, Wafers 1+1 (paketim 275 gr) me çmim 0.59 EURO dhe hurme Majestic 1+1 (400 gr) me çmim 1.49 EURO.

Viva Fresh Store si ofertë shtesë për Ramazan ofron sexhade të madhësisë 110 cm x 70 cm me çmim 1.89 EURO, pra 46% më lirë. Po ashtu ka vendosur të ofrojë edhe peshqira 95cm x 46 cm me çmim 1.15 EURO, pra 22% më lirë.

ETC i ka shtuar në ofertë disa produkte bazike. Kështu djathi i Rugovës në paketim prej 2 kg mund të blihet me 8.99 EURO nga 11.35 sa është çmimi i rregullt. Në ofertë është edhe kremi i kuzhinës Sania 1L me çmim 1.59 EURO (30% më lirë), pastaj mëlmesa Vegeta 500 gr me çmim 1.85 EURO dhe orizi Pi&Ki 800 gr me çmim 0.69 EURO.

Meridian Express ka ende ofertën e fundjavës. Vaji Dijamant 1L mund të blihet për 1.29 EURO nga 1.45 EURO sa është çmimi i rregullt. Supa e gjelit Podravka mund të blihet për 0.28 EURO, çaj cejloni Emona 800 gr për 5.89 EURO, jogurt Drena (0.5% yndyrë – 1L) 0.69 EURO, qumësht Gala Latte 0.69 EURO, miell Finessa (5 kg, tip-400) 2.79 EURO, sheqer Diamant (5 kg) 2.89 EURO, kofshë pule Lezita (1 kg) 2.29 EURO, oriz 800 gr Ducato di Mantova 1.05 EURO, Feferone 690 gr 0.79 EURO, e shumë të tjera.

Interex i ka shtuar ofertës së fundjavës edhe disa lëngje dhe ujë. Lëngu i mollës ose i boronicës Jaffa 2L mund të blihen për 0.89 EURO nga 1.09 sa është çmimi i rregullt. Lëngu i portokallit të brendit Bravo 1.5L mund të blihet për 0.83 EURO. Lëngjet e frutave të ndryshme Jaffa 1.5L për 0.59 EURO dhe uji Ana, kompleti i të cilit (6 x 1.5L) mund të blihet për 0.95 EURO.

Linqet:

https://www.facebook.com/vivafresh.rks/photos/pcb.10161098277497995/10161098276582995

https://www.facebook.com/etcks/photos/pcb.4051052491582889/4051051824916289

https://www.facebook.com/superviva.ks/photos/pcb.2518435518302167/2518434454968940

https://www.facebook.com/InterexKs/photos/pcb.1847433648767953/1847433478767970

https://www.facebook.com/RrjetiMeridianExpress/photos/pcb.4052759424785631/4052757098119197