Ullinj nën 2 euro kg – ofertat e hipermarketeve për periudhën 30 prill – 6 maj

29.04.2021

Shperndaje:


Hipermarketet kanë publikuar fletushkat me zbritjet për ditët në vijim dhe platforma SaKushton i ka krahasuar dhe analizuar çmimet e tyre.
Ofertat e Viva Fresh Store, ETC e Interex janë për periudhën 30 prill – 6 maj, kurse në SuperViva 30 prill – 3 maj.

Qumësht dhe bylmet

Qumështi më i lirë këtë javë mund të gjendet në VivaFresh Store. 1L qumësht Gala Milk kushton 0.63 euro. Në Interex e SuperViva mund të bleni qumësht për 0.69 euro. Interexi e ofron qumështin Bitolsko, kurse SuperViva “Moja kravica”. ETC nuk ka nxjerr në fletushkë ofertë për qumësht.


Të tjera nga produktet e qumështit.

Në Viva Fresh mund të bleni djath Kabashi, 2 kg për 5.99 euro, që i bie 3 euro për kg. Viva Fresh ofron edhe kaçkavallin Trapista për 4.85 euro për kg. ETC ofron djath Magic Ice me zbritje, ku 800 gr mund të blihen për 3.25 euro, që i bie se 1 kg kushton 4.05 euro. Ajka Meggle kushton 1.49 euro për 800 gr. Interex ofron me të njëjtin çmim të njëjtën ajkë, ndërkohë kaçkvallin Trapista e ofron për 5.45 euro për kg, apo 0.6 euro më shtrenjtë se në Viva Fresh Store. Në Interex mund te bleni djath refuz Vizioni, me çmim 1.35 euro për kg. Super Viva Fresh në aksion ka djathin hungarez Buda. Një pako 1.8 kg kushton 5.19 euro, e që një kg i bie 2.88 euro.

Mishi dhe produktet e tij

SuperViva ofron disa lloje të mishit. Mish viçi tul kushton 4.99 euro për kg. Një kg mish i bluar kushton 3.49 euro, ndërsa ofron edhe dy lloje të suxhukut. Mishi industrial i brendit Kuvilab kushton 1.49 euro për kg, kurse ai shtëpiak Premium VIVA 3.49 euro. ETC ofron mish tul për 5.49 euro si dhe qebapa për 3.49 euro për kg; dhe suxhuk shtëpiak ETC për 4.49 euro. Interex ofron vetëm produkte të mishit. Qebapa, pleskavica dhe qofte të firmës Buquku i ofron në paketim 0.5 kg për 1.79 euro, që i bie se kilogrami kushton 3.58 euro. Ofron edhe suxhuk shtëpiak Orex 2.69 euro për kg. SuperViva ka në ofertë suxhukun industrial Beni me çmim 1.39 euro. Pra suxhuku më i lirë shtëpiak dhe ai industrisal mund të blihet në Interex.
Nga mishi i pulës, VivaFresh ofron kofshë me shpatull të brendit Sara për 1.45 euro kg; ETC kaçika Golden për 1.55 euro kg; Interex ofron kofshë Sara për 1.45 euro kg; dhe SuperViva kaçik dramstik në paketim 10 kg me çmim 12.35 euro, që i bie se një kg kushton 1.23 euro.

Miell, sheqer, oriz e ullinj

Këtë javë ullinjtë mund të blihen me oferta si rrallë herë. Ulliri i njohur Kallamata në Interex mund të blihet për 2.99 euro. Interex ofron edhe ullinj të firmës Eza në paketim 400 gr për 1.49 euro, e që kg i bie 3.72 euro. ETC ofron ullinj të gjelbër Eçe në paketim 450 kg për 1.39 euro, që kg i bie 3.08 euro. Dhe SuperViva ofron ullinj të gjelbër për 1.89 kg. Viva Fresh nuk ka ullinj në fletushkën me oferta.
Viva Fresh ofron miell Dellino – tip 400, 5 kg për 1.89 euro; pastaj sheqer Agrokor 5 kg për 2.89 euro; dhe oriz Sant Andres 800 g për 0.89 euro. ETC ofron miellin Dellino tip – 400, 5 kg për 1.79 euro; orizin Ducato di Montova 800 gr për 0.69 euro. Interex ofron miell Top Budget tip-400 në thes 25 kg për 7.29 euro; sheqer Beta 5 kg për 2.89 euro; dhe oriz Andrea 800 gr për 0.79 euro. SuperViva ofron miell Pozherani tip-400, 5 kg për 1.69 euro; oriz Sant Andrea 800 gr për 0.85 euro.
Natyrisht mielli më i lirë është në Interex me thes 25 kg, e që një kg i bie 0.29 euro, por nëse bleni me thes 5 kg, atëherë më së liri është në SuperViva, ku një kg kushton 0.33 euro.

Detergjente dhe produkte të tjera higjienike

VivaFresh ka nxjerr një gamë të gjërë të detergjenteve dhe produkteve të tjera higjienike të firmës Det. Detergjenti 2 kg mund të blihet për 1.99 euro; zbutësi për rroba, 2L për 1.49 euro dhe shamponi për enë 0.9L për 0.79 euro. ETC ofron detergjente të njohura si Persil dhe Ariel në paketime të mëdha. 10 kg Persil mund të blihen për 11.99 euro, kurse 7.2 kg Ariel për 12.49 euro. ETC ofron edhe zbutës për rroba 2L Malizia për 1.79 euro. Interex ofron detergjent Fax 8 kg për 8.49 euro dhe zbutës Apta 1.5L për 1.49 euro. SuperViva ofron disa lloje të detergjenteve, e më i liri është ai Dax, ku një thes 3 kg mund të blihet për 1.49 euro. SuperViva ofron edhe zbutës Ornel 0.9 L për 0.99 euro.
Nëse nuk shikohet emri i brendit dhe kualiteti, atëherë detergjenti më i lirë mund të blihet në SuperViva.

Për më shumë, shiko fletushkat: VivaFresh, ETC, Interex, SuperViva