Ndoshta nuk është ndër brendet e popullarizuara, por definitivisht është ndër ato që nxjerr produkte me shije dhe hyn në mesin e atyre që janë luksoz.
Bëhet fjalë për brendin Lacoste. Në treg gjeni produkte të ndryshme të këtij brendi francez, duke nisur nga deodorantët, atletet, orët e dorës e shumëçka tjetër.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Produkti më i lirë Lacoste, është një deodorant stick. Në dyqanin online Gjirafa50, mund ta porosisni për 16.69 euro. Është për meshkuj.
Në këtë dyqan gjeni edhe orë dore Lacoste, linja Goa. Është me rripa të gomës të kaltër, formë të rrumbullakët të orës dhe ka prapavinë e bardhë. Akrepat i ka të kuq dhe logon anash. Kushton 71.99 euro.
Në InterSport, më së liri nga brendi Lacoste mund të gjeni një palë atlete për meshkuj. Janë tërësisht të bardha me logon e gjelbër.
Dhe produkti më i shtrenjtë Lacoste, mund të blihet në Gjirafa50. Është një orë dore. Gjëja e parë që ju bie në sy është numëratori i zi me tre kronografë me kronometër. Ora mbërthehet në kyçin tuaj të dorës me një rrip milanez të adaptueshëm prej çeliku inoks të praruar në ar të verdhë. Ora punon me mekanizëm Quartz, ka xham mineral, dhe është rezistuese ndaj spërkatjeve të ujit deri në 5 ATM. Është orë e linjës Neoheritage dhe kushton 185.49 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 329.62 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU