Orë muri – ku e gjeni më së liri

31.03.2023

Shperndaje:

Nëse keni vendosur të zbukurorni dhomën e ndenjes apo hapësirë tjetër të shtëpisë me një orë muri, atëherë në tregun online gjeni zgjidhje pa fund.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Orën më të lirë e gjeni në Jysk. Kushton 4 euro, është e rrumbullakët me kornizë të zezë dhe me prapavijë të bardhë.

Në 75Mall, gjeni orën Marvel për 7.99 euro. Është po ashtu e rrumbullakët dhe është kryesisht e zezë me pak kuq, kurse numrat i ka të shënjuar me ngjyrë të verdhë.

Edhe në Gjirafa50 gjeni orë muri për 7.99 euro. Është e brendit Esperanza dhe e rrumbullakët me kornizë të zezë e prapavijë të bardhë. Njëren pjesë të numrave e ka të shënuar me numra, kurse pjesën tjetër me shkronja, gjë që i shton hijeshi orës.

Në PemaMall, ora më e lirë e murit kushton 8.56 euro. Është e rrumbullakët, kryesisht e bardhë dhe e brendit Cronichue Deutschzeit.

Në fakt ka shumë zgjidhje në të katër këto dyqane. Por ora më e shtrenjtë në tregun online ofrohet në Gjirafa50. Kushton 127.26 euro. Është e brendit NextTime Plug. Është e tejdukshme. Pra shihen vetëm akrepat që lëvizin dhe vizat në vend të numrave. Ka diametër 60 cm dhe mekanizëm Quartz.

Për të parë më shumë, kliko KËTU