Page 11 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Kitare për fillestarë dhe profesionistë – ku i gjeni më së liri

Nëse doni që fëmijët t’i largoni nga celularët dhe mbase edhe t’i orientoni në karrierë, atëherë blerja e një kitare për dhuratë është gjë e duhur.

Në tregun online gjeni kitara të thjeshta e të lira deri tek ato profesionale. Gjeni edhe akordues për telat e kitarës.

Kësaj here kemi eliminuar kitarat lodra dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Kitarën më të lirë e gjeni në marketin online GjirafaMall. Është për fëmijë, pra e vogël 21 inch dhe me ngjyrë të kuqe. Është e brendit Viga dhe me zbritje kushton 32.99 euro. Çmimi i rregullt është 42.78 euro.

E në Foleja, një të madhësisë së ngjashme e gjeni për 39 euro. Është e markës Lexibook.

Në këtë dyqan gjeni më së liri edhe kitarën e madhësisë standarde. Është për fillestar, e brendit NN-BD dhe kushton 57 euro me zbritje.

Për pak më shumë, 60 euro, mund të porosisni kitarën akustike V-Tone AG, e përshtatshme për të gjitha nivelet.

Një të kësaj firme, në Foleja mund ta merrni edhe si set. Vjen me këllëfin e vet, pastaj me amplifikator për zë më të fuqishëm, tuner, rrip dhe kabllo e tela rezervë. Seti kushton 150 euro me zbritje nga 180 euro sa është çmimi i rregullt.

Kitara më e shtrenjtë ofrohet po në Foleja. Është e brendit Yamaha dhe kushton 249 euro.

Nëse e blini veç kitarën, atëherë ju duhet edhe një akordues për tela.

Këtë më së liri mund ta porosisni në GjirafaMall për 7.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Karrige për ushqyerjen e bebeve – ku i gjeni më së liri

Kjo është një përmbajtje për bebet. Në fakt, është për prindërit e tyre.

Të gjithë ata që kanën fëmijë të vegjël e kanë të domosdoshme të kenë edhe një karrige që shërben gjatë ushqimit të bebeve. Ka lartësinë e duhur dhe karrigen bashkë me beben mund ta afroni te tryeza ku ushqehen edhe anëtarët tjerë të familjes.

Ka rripa për të lidhur bebet dhe disa karrige janë edhe shumë-dimensionale, si për shembull shërbejnë edhe si luhatëse.

Në tregun online ka shumë zgjidhje, në disa dyqane online dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karrigen për ushqim të bebeve, më së liri e gjeni në marketin online E-baa. Është e plastikës, e thjeshtë por kryen gjithë funksionin që ka. Kushton 14.90 euro.

Në këtë dyqan për 22.90 euro mund të blini një karrige të tillë e që vjen edhe me një lodër.

Në 75 Mall, karrigen më të lirë për ushqim të bebeve mund ta porosisni për 24.90 euro. Është prej druri dhe e brendit Free-On.

Në GjirafaMall, karrigia më e lirë për bebe kushton 69 euro me zbritje nga 89 euro sa është çmimi i rregullt. Është shumë-funksionale dhe e palosshme. Është e mbështjellë me material, ka edhe jastëk dhe është e markës Cangaro.

E karrigen më të shtrenjtë e gjeni në 75Mall. Është e markës Free-On, multi-funksionale dhe e mbështjellë me material. Shërben edhe si luhatëse. Mund ta porosisni për 329.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xhaketa të lëkurës – ku i gjeni më së liri

Është ndër të paktat xhaketa që nuk u del moda asnjëherë. Po flasim për xhaketa të lëkurës, të cilat edhe e kanë kohën të vishen në këtë stinë të vjeshtës.

Në tregun online ka shumë zgjidhje, të ngjyrave, të prerjeve e të tjera  dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kujdes, xhaketat që janë të punuara nga lëkura 100 për qind, kushtojnë më tepër e ato që duken si lëkura në pamje të jashtme ose janë nga lëkura sintetike, mund t’i gjeni për pak para.

Xhaketën më të lirë të tillë, që nuk është tërësisht nga lëkura e gjeni në dyqanin Foleja. Është për femra, mëngët i ka të zeza kurse pjesën tjetër ngjyrë kafe. Është e brendit Bomber dhe kushton 33 euro.

Një e ngjashme, që duket si lëkurë, mund ta gjeni edhe në 75Mall. Është për meshkuj, tërësisht e zezë, brendi nuk i është përcaktuar dhe kushton 48.97 euro.

Në Foleja, gjeni edhe xhaketë nga lëkura sintetike. Është e zezë e markës Only, për femra dhe kushton 70 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe xhaketa të tjera të ngjyrave si kaltër, gjelbër, kafe e të tjera.

Nëse doni xhaketë tërësisht nga lëkura, atëherë më të lirën e gjeni në Foleja. Është për meshkuj, e zezë dhe e brendit Jack&Jones. Me zbritje nga 170 euro mund ta porosisni për 116 euro.

Ka edhe xhaketa me çmim afër 1.000 euro apo edhe më shumë.

Për shembull në Foleja, mund të porosisni një xhaketë për meshkuj, tërësisht nga lëkura ngjyrë e gjelbër e brendit Lardini. Kushton 974 euro me zbritje nga 1.062 euro sa është çmimi i rregullt.

Edhe xhaketën më të shtrenjtë të lëkurës e gjeni në këtë market online Foleja. Bëhet fjalë për një të markës Dolce&Gabbana dhe nga 1.420 euro, me zbritje mund ta porosisni për 1.302 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Gota për uiski – ku i gjeni më së liri

Nëse jeni meraklinj të Whiskeyt (uiskit), atëherë duhet t’i keni në shtëpi apo zyrë edhe gotat e posaçme për këtë pije alkoolike.

Janë të veçanta dhe njihen si gota për uiski.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri, gotat për uiski i gjeni në dyqanin online Foleja. Seti me 6 copë kushton 4.90 euro. Janë të brendit Lucente, të tejdukshme dhe me vëllim 340 ml.

E në këtë dyqan gjeni edhe më të mira e më të shtrenjta. Për shembull për 9 euro, mund ta porosisni setin me 4 copë, jo gjashtë, të brendit Leafy. Vëllimi i gotës është 300 ml.

Gota për uiski gjeni edhe në GjirafaMall. Seti më i lirë kushton 13 euro. Gotat janë të markës Churchill Nude dhe seti ka 4 copë. Janë të punuara nga kristali pa plumb dhe vëllimi i gotës është 310 ml.

E në këtë market online gjeni edhe gotat më të shtrenjta të uiskit. Seti i brendit Zwilling Sorrento me vetëm dy copë kushton 47.42 euro. Sipas përshkrimit të shitësit, gotat me xham të dyfishtë janë projektuar nga stilisti italian Matteo Thun. Pra copa i bie të kushtojë 23.71 euro. Vëllimi i tyre është 266 ml.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shkumëzues qumështi, i thjeshtë dhe në formë bokalli – ku e gjeni më së liri

Nëse jeni adhurues i qumështit me vanilje apo çokollatë, si diçka për të nisur mëngjesin, atëherë bëni mirë të keni në shtëpi edhe një shkumëzues qumështi.

Pasi të hidhni qumështin e nxehtë dhe vaniljen në filxhan, më shkumëzuesin e thjeshtë ju do ta trashni qumështin dhe falë kësaj do të fitoni shije tjetër.

Në tregun online ka shkumëzues të ndryshëm, qoftë të thjeshtë, apo edhe që vijnë si aparate të veçanta në formë bokalli.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Së pari flasin për shkumëzuesit e thjeshtë.

Më të lirin e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Është i brendit Esperanza dhe kushton 3.58 euro.

Në dyqanin Foleja, të njëjtin produkt, të markës e ngjyrës së njëjtë, mund ta porosisni për 4.5 euro.

Më i shtrenjti, mund të blihet në GjirafaMall. Kushton 29.99 euro dhe është i tëri i punuar nga inoksi. Është i brendit Gastroback.

Për çmim të njëjtë thuajse mund të blini edhe shkumëzuesin më të lirë në formë bokalli. Në Foleja mund ta porosisni për 29.5 euro dhe është i markës Bialetti.

E më i shtrenjti shkumëzues qumështi në formë bokalli gjendet në GjirafaMall. Është i brendit Melitta dhe kushton 126.5 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Krem depilues – ku e gjeni më së liri

Thjeshtë dhe pa dhimbje. Nëse keni vendosur t’i hiqni qimet kudo në trupin tuaj, atëherë një prej shumë zgjidhjeve është edhe kremi depilues.

Thjeshtë e vini, e lëni disa minuta dhe më pas pastroni vendin me gjithë qimet.

Në tregun online ka shumë zgjidhje të markave të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri kremin depilues e gjeni në E-baa. Në këtë market ofrohet produkti i “Vi-vet”. Vjen në tri ngjyra: Classical – i gjelbër; Cold Wax – i kaltër dhe Hot Wax – portokalli. Kutia me 250 ml, që ju mjafton për disa tretmane, kushton 1.94 euro.

Në dyqanin tjetër online, Foleja, kremi depilues më i liri kushton 4.67 euro. Është i brendit “Afrodita” dhe ka 100 ml.

E në GjirafaMall, më së liri kushton një krem depilues për lëkurë të thatë. Është i markës “Veet”, 100 ml dhe kushton 7.49 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe kremin depilues më të shtrenjtë. Edhe ai është “Veet” dhe është nga ekstraktet e gjalpit ‘Shea’ dhe aromën e zambakut. Kremi ka veti hidratuese, siguron zbutjen e lëkurës deri në një javë duke e rigjeneruar atë. Kushton 16.49 euro dhe ka 400 ml.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Sa kanë ndryshuar çmimet e produkteve bazë krahasuar me verën e vitit 2022

Le t’ua hedhim një sy çmimeve të produkteve bazë, se sa kanë lëvizur ato.

Tekstin e fundit krahasues me këto çmime, platforma SaKushton e ka bërë në korrik të vitit 2022. Pra para më shumë se dy viteve.

Dhe tash, edhe mund të befasoheni me disa çmime, pasi janë më të lira, pavarësisht inflacionit në rritje nga ajo kohë.

Si duket, inflacioni ka kursyer produktet bazë.

Por duhet pasur parasysh se korriku i 2022-tës ishte periudhë vetëm pak muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, që dërrmoi tregun, sidomos produktet që vijnë nga ky vend, si mielli e vaji.

Lë të nisim me krahasimin.

Mielli

Një thes 5-kilogramësh i markës Dellino, tip-400, në korrik të vitit 2022 kushtonte 3.59 euro. E sot një thes të tillë mund ta gjeni për 3.49 euro në Inteclick. (shih KËTU)

Vaji

Në verën e 2022-tës, sidomos çmimi i vajit kishte shkuar “në qiell”. Në atë kohë, një litër vaj i brendit kroat Zvijezda, kushtonte 3 euro, kurse një shishe Biser me 905 ml – 285 euro. Tash një litër vaj, po Zvijezda kushton 1.35 euro dhe mund ta porosisni në 75Mall. E nëse kërkoni shishe me 905 ml, atëherë në Interclick e gjeni atë të markës Agro për 1.19 euro. Pra, në të dy rastet vaji është për rreth 1.60 euro më lirë. (shih KËTU)

Kripa

Edhe kripa ka “ruajtur” çmimin që kishte më 2022. Një kg kripë më 2022, mund të blihej për 0.38 euro, kurse tash më së liri e gjeni për 0.39 euro. Në Spar mund të porosisni kripën e brendit Fino, në paketim 1 kg. (shih KËTU)

Sheqeri

Njësoj edhe sheqeri nuk është se ka lëvizur shumë në çmim, madje ofrohet më lirë. Më 2022, 1 kg mund të blihej për 1.20 euro, kurse tash në Maxi e gjeni paketimin 1 kg për 1.09 euro. Është i brendit Dolce.  (shih KËTU)

Orizi

Mes produkteve bazë kemi futur edhe orizin për krahasim. Dhe ky produkt ka ngritje të çmimit. Paketimi 800 gramësh, në atë kohë mund të blihej për 0.99 euro, kurse tash një i tillë, për shembull ai i markës “Ducato di Montova”, mund të blihet për 1.39 euro. E gjeni në Spar. (shih KËTU)

Pra nëse vendosni t’i blini këto pesë produkte, atëherë tash mund t’i merrni për 1.20 euro më lirë sesa më 2022.

Çmimet e këtyre 5 produkteve bazë në korrik të vitit 2022, mund t’i shikoni KËTU

Mulli për kripë dhe piper – ku e gjeni më së liri

Mulli për kripë dhe piper! Pos që janë praktik dhe të domosdoshëm për shtëpi, shumë prej tyre janë edhe të pashëm dhe zbukurojnë ambientin.

Sidomos piperi, ia vlen të bluhet e t’i hidhet i freskët gjellës. Lëshon shumë më shumë aromën që e karakterizon.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Në Interclick, janë mullinjtë më të lirë, por janë një-përdorimësh. Janë prej xhami dhe vijnë me erëza në ta. Pra, pasi të harxhohen erëzat, duhet ta hidhni edhe mullirin. Më së liri kushton ai me kripë të trashë Himalaje – 2.39 euro e ai me piper kokërr – 2.45 euro.

E mulliri shumë-përdorimësh, më së liri mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Lemart dhe në të mund të vendosni edhe kripë edhe piper. Është prej plastike të butë dhe pjesa ku vihet kripa ose piperi është me xham. Kushton 9.91 euro.

Në Gjirafa50, gjeni edhe mulli 2 në 1. Pra, në njërën anë është mulliri për piper, kurse në tjetrën për kripë. Është po ashtu i brendit Lemart dhe pjesa më e madhe është prej xhami. Kushton 11.49 euro.

Në 75Mall, ofrohet seti me dy mulli, për kripë dhe piper. Mullinjtë janë të Ikeas dhe seti kushton 19.95 euro.

Edhe Foleja ofron mulli. Më i liri kushton 36 euro dhe është po ashtu 2 në 1. Përmes një butoni lartë vendosni se kush do të hyjë në procesin e bluarjes, kripa apo piperi. Është i brendit Wenko.

Në këtë dyqan online gjeni edhe mullirin më të shtrenjtë. Është i markës Peugeot Nancy, është komplet transparent dhe kushton 155 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Gërshërë të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Një klikë me fjalën kyç “gërshërë” dhe ju shfaqen me dhjetëra lloje.

Në fakt, ato janë të domosdoshme për çdo shtëpi për të prerë diçka.

Gjeni gërshërë për më pak se një euro e deri tek ato më profesionale që kushtojnë më shumë, varësisht për çka ju duhen.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Gërshërët më të lira i gjeni në E-baa. Pos atyre të plastikës që janë për fëmijë për të luajtur e që kushtojnë nga 0.19 euro, në këtë dyqan gjeni gërshërë të vogla për 0.69 euro. Dorëzat i kanë nga plastika e tehun nga inoksi. Janë 12 cm të gjata.

Në këtë market online gjeni edhe gërshërët e mëdha më së liri. Kushtojnë 1.99 euro.

Në 75Mall. Për 3.20 euro mund të porosisni një set gërshërësh. Vijnë një palë të vogla e një palë të mëdha. Dorëzat i kanë nga plastika, ngjyrë hiri, kurse tehun nga inoksi.

Në Interclick, për 3.79 euro gjeni gërshërë të vogla për prerje të flokëve. Janë të brendit Ovnak dhe komplet janë nga metali.

Në GjirafaMall, gërshërët më të lira janë ato të madhësisë standarde – të mëdha (25 cm). Janë të markës QConnect dhe kushtojnë 4.49 euro.

Në Neptun gjeni gërshërë vetëm për kuzhinë. Janë të brendit Tefal dhe kushtojnë 15 euro.

Dhe gërshërët më të shtrenjta janë ato për rrobaqepës. I gjeni në GjirafaMall dhe janë të markës Victorinox. Kushtojnë 47.07 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kurora flokësh – ku i gjeni më së liri

Nëse keni një vajzë apo edhe ju nëna, për raste ju duhet edhe një kurorë për flokë.

Ka lloje, ngjyra e dizajne të ndryshme, qofte për t’i vënë për festa qoftë në përditshmëri.

Në tregun online ka zgjidhje me bollëk dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Më së liri, këtë produkt e gjeni në dyqanin e-baa. Në fakt, vjen një kurorë për vajza dhe një shkop “magjik”. E përshtatshme të përdoret më shumë për festa, si ndonjë ditëlindje dhe kushton 1.69 euro.

Shumë zgjidhje ka edhe në dyqanin online Foleja. Një kurorë e thjeshtë dhe e sheshtë e mbështjellë me material ngjyrë ari, kushton 3.70 euro.

Në këtë dyqan për këto para apo pak më shtrenjtë gjeni edhe shumë zgjidhje të tjera kurorash.

Kurora ka edhe në dyqanin Gjirafa50, ndonëse janë më të shtrenjta. Më e lira që ofrohet është 37 euro, por është e qëndisur me kristale të bukura dhe prodhuesi i ka vënë emërtimin Kurora Emerald.

Në fakt, ajo është edhe më e shtrenjta në tregun online nga kurorat.

Për të parë më shumë, kliko KËTU