Pajisje e shumëçka tjetër që ju duhet për përgatitje të akullores – kërko më të lirat – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pajisje e shumëçka tjetër që ju duhet për përgatitje të akullores – kërko më të lirat

07.08.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Sot është e lehtë. Mund ta blini të gatshme akulloren, por edhe ta përgatisni vetë. Pajisjet nuk mungojnë.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund, duke nisur nga luga e akullores e deri te pajisjet që e përgatisin dhe e mbajnë në gjendje të ngrirë këtë produkt freskues, sidomos gjatë verës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri natyrisht gjeni një qese me pluhur për përgatitje të akullores. Në Interclick, qesen e brendit Aleva e gjeni për 0.55 euro. E në këtë market, e gjeni më së liri edhe lugën e akullores. Është nga inoksi dhe kushton 1.99 euro.

Në dyqanin Foleja, më së liri i gjeni enët për servirje të akullores. Seti me katër copë prej xhami kushton 4.99 euro.

E në GjirafaMall, mund të porosisni një lugë të akullores si produktin më të lirë. Është profesionale dhe prej inoksi. Kushton 9.99 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe pajisjen më të lirë për përgatitje të akullores. Është e vogël dhe e thjeshtë. Kushton 29.99 euro.

Më pas në 75Mall, gjeni një pajisje pak më të sofistikuar dhe më të madhe për përgatitje. Është e brendit Gorenje dhe kushton 64.90 euro.

Dhe më së shtrenjti, pajisja për përgatitje të akullores kushton në GjirafaMall. Është brend amerikan, Unold dhe është komplet automatike me kompresor ftohës. Ena e brendshme është prej inoksi, ka një ekran të madh LCD që tregon kohën deri në fund të procesit të përgatitjes së akullores. Kapaciteti i pajisjes është 2 litra dhe kushton 469.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU