Pajisje gjimnastike për shtëpi – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pajisje gjimnastike për shtëpi – ku i gjeni më së liri

17.06.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Jeni adhurues të sportit të gjimnastikës apo edhe dëshironi të forconi muskujt? Atëherë këtë mund ta bëni edhe në shtëpi.

Në tregun online ka disa pajisje të gjimnastikës që mund të blihen, ca më lirë e ca më shtrenjtë, dhe nuk zënë vend.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet dhe produktet.

Më së liri, mund të gjeni një top gjimnastike. Në dyqanin online GjirafaMall mund ta porosisni për 9 euro. Është i brendit Zipro.

E një top i brendit Tiguar, në Foleja kushton 15 euro.

Pastaj më së liri është një pajisje, që mban emrin “Hapa për gjimnastikë”. Është njëlloj platforme ku kërceni mbi të. Me zbritje në GjirafaMall, e gjeni për 28.99 euro.

Pastaj, në këtë dyqan gjeni edhe një shtresë të butë. Seti ka nëntë copë dhe kushton 31.49 euro.

Në foleja, për 47 euro, gjeni një palë këpucë për gjimnastike dhe balet. Janë ngjyrë krem.

Në treg gjeni edhe unaza të gjimnastikës. Në GjirafaMall, ato të brendit Zipro ofrohen për 56.50 euro. Pra vijnë dy copë si set.

Ndoshta ju duhet edhe një dyshek palosës për të mos u lënduar gjatë ushtrimeve. Këtë e gjeni në Foleja më së liri – për 78 euro.

Një shkop për ushtrime të ndryshme, më së liri e gjeni në GjirafaMall – 84.99 euro.

Dhe në fund, pak më shtrenjtë, por të dobishme. Shkallë që ngjiten për mur dhe shërbejnë  për ushtrime të ndryshme. Më të lirat i gjeni në GjirafaMall për 606.99 euro. Janë të brendit Benchk.

Po ashtu edhe më të shtrenjtat mund të porositen në GjirafaMall. Janë multi-funksionale dhe kushtojnë plot 2,539.5 euro.

Për më shumë – kliko KËTU