Gjithçka që ju duhet për kopsht – ku i gjeni më së liri

24.03.2023

Shperndaje:

Pranvera ka ardhur, moti është nxehur edhe është koha që kopshtit apo oborrit tuaj t’ia jepni kujdesin që meriton.

Në tregun online gjeni shumëçka për kopshtin, nga pajisjet e deri te vazot e tavolinat me karrige.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell më të lirat.

Nga të gjitha, më i liri që mund të gjeni për kopsht është teli. Vjen në paketim 50 metra dhe ju shërben për të rrethuar ndonjë pjesë të kopshtit. Kushton 1.20 euro dhe e gjeni në PemaMall.

Në këtë dyqan për 1.50 euro mund të blini një shati të vogël për lule. Është i gjatë 41 cm dhe kushton 1.50 euro.

Po ashtu në PemaMall gjeni edhe thikë për përdorim në kopsht me çmim 6.75 euro si dhe sharrë dore të vogël për 6.99 euro.

Në Gjirafa50, për 2.36 euro mund t’i porosisni dorëzat për kopsht. Janë numër XL dhe janë me dizajn, të gjelbra me shumë lule.

Tjetër çka mund të porosisni për çmim relativisht të ulët në këtë dyqan janë plehu artificial që vjen në formë të lëngshme dhe tretët me ujë (7.89 euro), gërshërët e kopshtit – 11 euro, pastaj tërfurk kopshtarie Bradas për 11.36 euro. Po ashtu mund të porosisni një libër nga autori Vasil Shqau me titull “Enciklopedi e kopshtarisë”. Ju ndihmon të mësoni për kopshtin e bimët e po ashtu edhe si të kujdeseni për to. Kushton 29 euro.

Në Gjirafa, gjeni edhe zorrën për kopsht të brendit Proline. Është 20 metra e gjatë dhe me gjerësi të gypit ½. Çmimi është 18.69 euro.

Në Jysk keni shumë zgjidhje për vazo të kopshtit. Më e lira që ofrohet nga ato të mëdhatë është 12.99 euro. Është ngjyrë hiri dhe në pjesën e poshtme ka diametër 29 cm, kurse në pjesën e sipërme 36 cm.

Në 75Mall, gjeni për 19.90 euro një shportë kopshti. Ka dy rrotë dhe vendin për ta shtyrë me dorë.

Në këtë dyqan, për 22.50 euro mund të porosisni spërkatës për kopsht. Vihet në krah dhe ka rezervuar 8 litra.

Për 24.95 euro, po në 75Mall gjeni edhe set mjetesh për kosht. Janë të gjitha të vogla, si lopatë, shati, tërfurk e të tjera.

Po ashtu në këtë dyqan gjeni më së liri edhe setin e tavolinës me karrige. Tavolina e vogël dhe dy karrige të brendit Romee, kushtojnë 39.90 euro. Janë nga druri dhe palosën.

Nëse doni të shpenzoni pak më shumë, në Gjirafa50 gjeni karrocën e kopshtit me katër rrotë. Bartë peshë deri në 150 kg dhe kushton 117.75 euro.

Për të parë më shumë, kliko në këto 3 linqe: Link 1, Link 2 dhe Link 3