Tastierë, maus, mouspad e kufje për gaming – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tastierë, maus, mouspad e kufje për gaming – ku i gjeni më së liri

18.02.2023

Shperndaje:

Pos kompjuterit të mirë, vetë lojës dhe karriges që kushtojnë më shtrenjtë, nëse dëshironi të luani lojëra kompjuterike, atëherë ju duhen edhe ca pajisje të tjera për gaming.

Ju duhet një tastierë për gaming, një maus, një palë kufje dhe një mousepad, pjesa ku mbështetet mausi.

Në tregun online gjeni shumë lloje të këtyre pajisjeve, që janë veç për gaming dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tastierë për gaming

Tastierën më të lirë për gaming e gjeni në Gjirafa50. Kushton 9.5 euro, është e zezë dhe e brendit MS Master, modeli C100.

Në dyqanin 75Mall, tastiera më e lirë për gaming është ajo e brendit White Shark, modeli Viking 2 dhe kushton 14.90 euro.

Për pak centë më shumë, 14.99 euro, në Aztech e gjeni tastieren Weibo, modeli WB 110.

Në PemaMall, tastiera më e lirë është A4 Tech, modeli Q 135. Kushton 30.60 euro.

Dhe për meraklinjtë e kësaj loje, tastiera më e shtrënjtë në tregun online për gaming është në Gjirafa50. Kushton 129.5 euro, është e brendit Apex dhe me wireless.

Mausi për gaming

Po ashtu edhe mausin më të lirë për gaming e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit MS Nemesis, C100, është optik dhe k0ushton 9.50 euro.

Në PemaMall, mausi më i lirë për gaming është po ashtu ai i brendit MS Nemesis, por modeli C320 dhe kushton 10.50 euro.

Në Neptun, ofrohet si set mausi dhe tastiera të brendit Trust. Janë për gaming dhe kushtojnë 35.99 euro, e nëse keni kartelën Happy, atëherë i merrni për 29.99 euro.

Dhe mausi më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është profesional për lojëra kompjuterike dhe kushton 138.97 me zbritje. Është i brendit Logitech. Modeli G Pro.

Mousepadi për gaming

Nëse kërkoni të blini një mouspad për gaming, atëherë kujdes. Madhësia e tij është sa e një flete A4, jo më e vogël.

Dhe mouspadi më i lirë mund të blihet në 75Mall. Është për gaming, i brendit Tech dhe kushton 2.90 euro.

Në PemaMall, mouspadi më i lirë për gaming është ai i brendit White Shark dhe kushton 5.90 euro.

Në Aztech e gjeni mouspadin e brendit Trust për 7.99 euro, kurse në Gjirafa50, atë White Shark si më të lirin për gaming – 8.90 euro.

Në Gjirafa50, gjeni edhe mouspadin më të shtrenjtë. Është i brendit Corsair, me drita LED anash dhe kushton 109.50 euro.

Kufje për gaming

Kufjet më të lira për gaming i ofrojnë Gjirafa50 dhe PemaMall. Bëhet fjalë për kufje me kablo dhe me mikrofon të brendit White Shark. Kushtojnë 14.90 euro në të dy dyqanet.

Në Aztech, kufjet për gaming të brendit Scorpion, modeli Marvo, kushtojnë 16.99 euro, kurse dyqani 75Mall, kufjet më të lira për gaming i ka ato të brendit Trust, me çmim 19.90 euro.

Kufjet më të shtrenjta në tregun online, natyrisht edhe profesionale për gaming, i gjeni në Gjirafa50. Janë kufje me wireless dhe të brendit Asus. Kushtojnë 89.50 euro. Janë ngjyrë hiri.