Pajisje për kamping – ku i gjeni më së liri

15.08.2022

Shperndaje:

Në verë, jo vetëm bregdeti është opsion për t’u relaksuar. Për shumëkë, edhe natyra ofron të njëjtën mundësi relaksimi.

Nëse jeni adhurues të natyrës, atëherë kampingu është zgjidhje perfekte.
Në tregun online gjeni pafund pajisje për kamping, duke filluar nga ajo kryesorja – tenda dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tendë

Tendën më të lirë për kamping e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është e brendit Peme Taurus me madhësi 4 x 6 metra dhe për tre persona. Kushton 170.06 euro.

Çantë

Natyrisht për të bartur pajisjet ju duhet edhe një çantë e madhe. Duhet të zgjidhni prej atyre që janë për ecje në natyrë dhe që kanë edhe konstrukt metalik për të shpërndarë peshën në gjithë trupin. Më të lirën e gjeni po në Gjirafa50. Është e brendit Dromader Hippo dhe kushton 118.28 euro.

Dyshek

Nuk mjafton vetëm të futeni në tendë. Ju duhet edhe një dyshek për të kaluar natën. Dhe dyshekun më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit polak Fjord Nansen dhe kushton 61.19 euro.

Karrige

Në treg gjeni lloje të ndryshme të karrigeve që mund t’i merrni me vete për kamping. Por nëse jeni meraklinj dhe ju lejojnë mundësitë, atëherë porosisni karriget e veçanta për kamping. Më të lirat gjendet në Gjirafa50. Copa kushton 100.04 euro.

Enë

Sigurisht se kënaqësia e qëndrimit në natyrë është përgatitja e ushqimit. Ju duhen enë të ndryshme që palosen dhe në Gjirafa50, mund të gjeni më së liri setin prej tri copësh: thikë, pirun dhe lugë për 9.49 euro.

Stufë me gaz

Jo gjithëherë mund të shfrytëzoni zjarrin për përgatitje. Nëse për shembull dëshironi të përgatisni një kafe, atëherë do t’ju mjaftojë një stufë e vogël me bombolë gazi. Më e lira mund të porositet në Gjirafa50 për 37.34 euro. Është e veçantë, pasi i rreziston erës dhe nuk fiket.

Skarë me çantë të veçantë

Një prej rregullave bazë të kampingut është të mos merrni gjëra që s’ju duhen dhe ato duhet të jenë sa më të lehta. Skarën më të përshtatshme dhe më të lirë për kamping e gjeni në PemaMall. Është e vogël dhe vjen me çantë të saj. Kushton 22.10 euro dhe është e brendit Fieldmann.

Pajisje për skarë

Pajisjet më të lira për skarë i gjeni në dyqanin tjetër online 75Mall. Brushë çeliku për skarë gjeni për 4.90 euro, pirun skare për 6.90 euro, shpatull skare për 9.90 euro dhe dorëz silikoni për skarë 12.90 euro.