Pjatë, tepsi, thikë, lopatë e furrë për pica – ku i gjeni më së liri

06.04.2023

Shperndaje:

Sot, nëse keni para, keni me dhjetëra vende ku mund të blini një picë apo dhe ta porosisni e t’ju vijë te dera. Por, edhe përgatitja e picave në shtëpi e ka rëndësinë e vet. Ju kushton më lirë dhe hani sa të doni.

Nëse keni vendosur të përgatisni pica në shtëpi, atëherë ndoshta ju interesojnë edhe ca pajisje për to, si pjata, tepsia për pjekje, thika e veçantë, lopata e madje gjeni edhe furra të vogla për pjekje  të këtij specialiteti italian.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua prezanton më të lirat.

Pjatat më të lira për pica u gjeni në 75Mall. Janë të bardha dhe me diametër 23 cm, që do të thotë se mjaftojnë për pica mesatare. Një copë kushton 2.80 euro.

Në 75Mall, gjeni edhe thikën më të lirë apo prerësen për pica. Kushton 2.90 euro. Në Gjirafa50, prerësja më e lirë është ajo e brendit Teesa, me çmim 6.31 euro.

Nëse kërkoni tepsi për pjekje të picave, atëherë në 75Mall, e gjeni për 5.90 euro. Është e brendit Texall. Në Gjirafa50, tepsia më e lirë për pica është ajo Licorice me vrima në fund, që mundëson pjekje më të mirë dhe kushton 12.98 euro.

Në tregun online gjeni edhe mini-lopatë për pica. Në Gjirafa50 ofrohet lopata Brunbeste me diametër 30.5 cm dhe me çmim 17.69 euro.

Dhe gjeni edhe mini-furrë për pjekjen e një pice. Në PemaMall e gjeni një lloj tigani me rrymë e me kapak për 19.90 euro, ndërkohë në Gjirafa50 ofrohen tri lloje të furrave, varësisht nga fuqia që dëshironi. Më e lira kushton 146.47 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU