Masazhues të ndryshëm për pjesë të ndryshme të trupit – ku i gjeni më së liri

22.06.2023

Shperndaje:

Në kohën kur qendrat e masazheve “vlojnë” kudo, po ashtu edhe pajisjet për masazhe në shtëpi janë të mëdha.

Në tregun online gjeni shumë pajisje për masazh të pjesëve të ndryshme të trupit, si për flokë, fytyrë, qafë, muskujt e deri edhe për shputat e këmbëve.

Gjeni edhe kremra të ndryshëm për masazh.

Platforma SaKushton ka analizuar këto pajisje dhe ua sjell ofertat më të mira.

Pajisja më e lirë për masazh mund të porositet në Gjirafa50. Është një pajisje për masazhimi të celulitit. Ndihmon në eliminimin e tij, është i brendit Aptel dhe kushton 7.68 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe një roller masazhues për trup të brendit Blush Beauty për 9.90 euro.

Për 17.53 euro, në këtë dyqan mund të blini masazhuesin për fytyrë të brendit Revolution Skuncare.

E për 26.24 në Gjirafa50 e gjeni masazhuesin për flokë. Është një lloj furçe silikoni e brendit Natucain.

Në Jysk, gjeni një roller masazhues për fytyrë më të lirë. Është i brendit Vallsta dhe kushton 13 euro.

Në PemaMall, për 69.99 euro e gjeni masazuesin për shputat e këmbëve. Është i brendit Sencor, një lloj kove që mbushet me ujë dhe këmbët masazhohen falë dridhjeve dhe pompimit të ujit që lëviz në të gjitha anët.

Masazhuesi më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është një lloj pistolete, është e brendit Misura dhe kushton 233.50 euro. Masazhuesi punon me bateri, ka karikues dhe gjashtë koka të ndryshme, që shërbejnë për masazhe të pjesëve të ndryshme të trupit.

Kliko KËTU dhe KËTU për më shumë oferta.