Pajisje për bebe – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Pajisje për bebe – ku i gjeni më së liri

16.09.2022

Shperndaje:

Me ardhjen në jetë të fëmijës, shtohen edhe “1000 obligime”, por ato janë gjithsesi të këndshme. Mes këtyre obligimeve, është edhe sigurimi i pajisjeve që duhen për bebe.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online

Karrocë për bebe

Tregu është i mbushur me oferta për karroca, nga ato më të thjeshtat deri tek ato me shumë funksione.

Karroca më e lirë mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 35.65 euro dhe është e brendit CuddleCo, modeli Comfi-Cush. Është e thjeshtë dhe ka një vend poshtë, lloj bagazhi.

Në PemaMall, karroca më e lirë kushton 85 euro dhe është e brendit Joy.

Karrocë gjeni edhe në 75Mall. Më e lira kushton 269.90 euro. Është e brendit të njohur Chicco.

Shtrat për bebe

Edhe shtretër ka me bollëk, plot zgjidhje. Shtretërit më të lirë janë ata montues prej materiali. Më i liri mund të blihet në PemaMall për 55 euro. Është i brendit Lollipop, ngjyrë hiri me të kaltër.

Në Gjirafa50, shtrati më i lirë kushton 85 euro – ai i brendit Stars, po ashtu prej materiali.

Kamerë për monitorim të bebeve

Tash me përparimin e teknologjisë gjithçka është më e lehtë. Mund ta fusni beben në gjumë në dhomë dhe ju të rrini, për shembull në sallon apo ballkon. Ju mjafton që t’ia instaloni një kamerë mbi kokë dhe përmes aplikacionit mund ta përcillni fëmijën në telefon. Sapo të lëshojë zërin, do të dëgjohet alarmi në pajisjen tuaj.

Dhe pajisja më e lirë e tillë mund të porositet në PemaMall. Kushton 60 euro. Kamerë monitoruese gjeni edhe në Gjirafa50. Ajo e brendit Overmax, kushton 131.91 euro.

Çantë për bebe

Çantat janë më se të domosdoshme për bebe, pasi duhet të bartni pajisjet kudo shkoni. Dhe çanta më e lirë mund të blihet në PemaMall për 25 euro. Ofrohen disa ngjyra dhe janë të brendit M&Y.

Në Gjirafa50, çanta më e lirë për bebe kushton 25.10 euro, është e zezë dhe e brendit Clamshell.

Lodra për bebe

Lodra më e lirë për bebe, nëse kërkoni online, kushton 4.20 euro. Bëhet fjalë për setin “Bota e bebes”, ku vijnë disa lloj lodrash. Seti mund të porositet në Gjirafa50.

Në PemaMall, lodra më e lirë kushton 8 euro. Është një lloj varëse që vihet në karrocë me disa figura kafshësh.

Biberon 

Biberonin më të lirë për bebe e gjeni në PemaMall. Është një lloj meme për thithjen e frutave dhe kushton 3.99 euro.

Në Gjirafa50, biberoni më i lirë kushton 9.58 euro dhe është i brendit Chicco, me material prej silikoni.  

Shampo për bebe

Këtë e di çdokush: bebet kanë shampot e tyre për të mos u djegur sytë. Dhe shampo më e lirë për bebe mund të porositet në Maxi. Shampoo e brendit Bubchen, 200 ml, kushton 2.85 euro.

Në PemaMall, shampoo Biolane për bebe kushton 8.56 euro.

Termos për bebe

Në treg gjeni edhe termos me thithje, pra ka biberonin përmes të cilit thith lëngun, ujin apo qumështin. Dhe ky lloj termosi për bebe më së liri kushton në Gjirafa50 – 6.5 euro. Është i brendit BabyNova.

Në treg gjeni edhe lloje të ndryshme të termoseve në PemaMall, Neptun e Aztech, por janë për moshë pak më të madhe.