Pajisje për punë: xhaketë, këpucë dhe pantollona – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pajisje për punë: xhaketë, këpucë dhe pantollona – ku i gjeni më së liri

16.11.2022

Shperndaje:

Kushti i parë që duhet plotësuar punëtorëve, është veshja dhe mbathja e tyre, sidomos nëse kanë të bëjnë me punë të rrezikshme ose të pisët. Pra duhet një uniformë dhe në tregun online gjeni dhjetëra llojë të xhaketave, pantollonave e këpucëve të punës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Xhaketë punë

Xhaketën më të lirë për punë e gjeni në PemaMall. Kushton 10.10 euro dhe është e brendit Port Louis. Është ngjyrë hiri me disa xhepa dhe me jakë.

Në këtë dyqan, për 17 euro gjeni xhaketa që mbrojnë nga fryma dhe ofrohen disa lloj ngjyrash.

Xhaketën më të lirë në Gjirafa50 e gjeni atë të brendit Yato, ngjyrë hiri për 20 euro. Janë edhe disa ngjyra të tjera, kryesisht të mbyllta. Në këtë dyqan gjeni edhe xhaketën më të shtrenjtë. Është e brendit Lahti Pro me shirit vezullues. Kushton 70.85 euro. (Për më shumë kliko KËTU)

Pantollona pune

Pantollonat e punës më të lira i gjeni në PemaMall. Janë ngjyrë hiri me kombinime të ndryshme, me shumë xhepa dhe kushtojnë nga 17 euro. Janë të brendit New.

Në Gjirafa50, pantollonat më të lira janë ato të brendit Yato. Janë me rripa dhe kushtojnë 20 euro.

Në këto dy dyqane gjeni me dhjetëra lloje të pantollonave të punës, të brendeve e për profesione të ndryshme.

Pantollonat më të shtrenjta të punës i gjeni në Gjirafa50. Janë Lahti Pro, ngjyrë portokalli me shirita të hirtë poshtë te këmbët. Kushtojnë 68.09 euro. (Për më shumë kliko KËTU)

Këpucë pune

As për këpucë punë oferta nuk mungon. Ka shumë lloje, duke nisur nga 14.50 euro. Me këtë çmim mund t’i merrni këpucët BGS në Gjirafa50, ngjyrë hiri dhe të thella me lidhëse.

Në PemaMall, këpucët më të lira për punë kushtojnë 15 euro. Janë të brendit Bormann, ngjyrë hiri e kombinuar me të kaltër dhe të thella.

Këpucët më të shtrenjta të punës janë ato Lahti Pro, që i gjeni në Gjirafa50. Janë të shkurtëra – standarde dhe ngjyrë hiri, me një pjesë plastike përpara si mbrojtje. Kushtojnë 63.73 euro. (Për më shumë kliko KËTU)