Pandufe – ku i gjeni më së liri

14.10.2022

Shperndaje:

Sado ngrohtë që mund ta keni në shtëpinë apo banesën tuaj, për fëmijët janë të domosdoshme edhe pandufet.

Dhe në tregun online mund të gjeni disa lloje. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pandufet më të lira i gjeni në dyqanin Gentli. Mund t’i blini në ndonjë nga pikat e shumta apo edhe t’i porositni online. Janë pandufe për djem, ngjyrë Navy, material Canvas. Janë me patent përpara dhe të brendit Ciciban me shtresë ortopedike. Kushtojnë 24.90 euro dhe ofrohen numra nga 19 deri në 30.

Për këtë çmim, 24.90, i gjeni edhe katër lloje të tjera në Gentli, për vajza dhe djem me ngjyra të ndryshme.

Për 26.90 në Gentli i gjeni edhe disa lloje të tjera të pandufeve, po ashtu të brendit Ciciban.

Pandufet më të shtrenjta janë 29.90 euro. Janë Ciciban ngjyrë vjollcë për vajza, materiali Canvas. Ofrohen numra deri në 33.

Për të parë të gjitha llojet, kliko KËTU