Nëse doni të kurseni sado pak energji apo edhe të keni energji në çdo vend ku shkoni, në mal apo diku tjetër, atëherë zgjidhja është paneli solar apo edhe diellor portativ, varësisht si e hasni gjatë kërkimit.
Në tregun online ka shumë zgjidhje, duke nisur nga panelet e vogla që shërbejnë për të karikuar ndonjë telefon apo pajisje tjetër, e deri tek ato më të mëdha që mund të shërbejnë edhe për ndriçim.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Panelin më të lirë solar portativ e gjeni në marketin online Foleja. Kushton 25 euro, ka 3 vat fuqi, kabllo 2 metra, micro USB dhe është i zi. Është i brendit Woox.
Për pak më shumë, 42 euro, mund të porosisni një panel më të madh. Ka kapacitet 4.2 vat, është monokristalor dhe i markës Ezviz.
E në Gjirafa50, paneli më i lirë është ai i brendit Sandberg me kapacitet 13 vat dhe ka dy porta USB. Pra mund të karikoni dy pajisje në të njëjtën kohë.
Në 75Mall, paneli më i lirë është ai i markës Swissten me kapacitet prej 21 vatësh. Kushton 69.9 euro.
Në GjirafaMall, gjeni edhe një panel që paloset me kapacitet prej 21 vatësh i brendit Swissten dhe me çmim 84.9 euro. Më të njëjtin çmim mund ta porosisni edhe në Foleja.
Dhe, në Foleja e gjeni edhe panelin më të shtrenjtë. Është i brendit Anker me kapacitet prej 100 vatësh. Kushton 309 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU