Pantallona skijimi – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pantallona skijimi – ku i gjeni më së liri

24.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Tashmë në çdo qendër ka nisur sezoni i skijimit. Për fat edhe borë ka sivjet. Andaj, ju qe jeni meraklinj të borës e skijimit, hidhjani një sy ofertave për pantallona skijimi.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund, për femra, meshkuj e fëmijë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pantallonat e skijimit më të lirat janë një palë për meshkuj. Janë të markës Hi-Tec, madhësia M dhe i gjeni në dyqanin GjirafaMall. Kushtojnë 48.99 euro me zbritje nga 58.94 euro sa është çmimi rregullt. Janë 100 për qind nga poliesteri dhe janë të papërshkueshme nga era dhe uji.

Vazhdojmë për meshkuj, meqë nisëm ashtu.

Në Foleja, pantallonat më të lira për meshkuj kushtojnë 67 euro me zbritje nga 75. Janë të zeza dhe të markës 4F. Materiali i jashtëm është me veshje hidrofobike që kufizon thithjen e lagështisë, ka rripa të ndashëm dhe të rregullueshëm si dhe membranë ‘NeoDry 5000/3000’ për mbrojtje nga shiu i lehtë ose bora.

Tash për fëmijë. Më të lirat pantallona i gjeni në Foleja. Janë ngjyrë rozë, të brendit 4F dhe kushtojnë 56 euro.

E në GjirafaMall, më së liri i gjeni pantallonat e skijimit për femra. Kushtojnë 51.99 euro me zbritje dhe janë të brendit Hi-Tec. Për 65.99 euro mund t’i porosisni një palë Brugi e për 76.99 euro, një palë Woox.

Në Foleja ka zgjidhje shumë më shumë. Më të lirat për femra kushtojnë 73 euro. Janë të markës 4F, ngjyrë vjollcë.

Edhe më të shtrenjtat janë në këtë dyqan dhe janë për femra. Kushtojnë 127 euro dhe janë të brendit të njohur Salomon ngjyrë e gjelbër.

Për të parë më shumë, kliko KËTU