Parfume të ndryshme – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Parfume të ndryshme – ku i gjeni më së liri

06.03.2023

Shperndaje:

Nëse e lini për para e të mos blini një parfum, atëherë mund ta keni edhe gabim. Parfume gjeni edhe me 6 euro apo pak më shumë. Natyrisht, nuk janë prej brendeve të njohura, por sidoqoftë kanë aromë më të mirë sesa djersa për shembull.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të parfumeve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kujdes, nëse kërkoni parfume që doni t’ju qëndrojnë më shumë, atëherë mos blini “Eau de Toilette”.

Parfumi më i lirë në tregun online mund të porositet në PemaMall. Ëshë parfumi Jenny Glow Billionare me vëllim të shishes 30 ml. Kushton 6.90 euro dhe është krijuar nga neroliti dhe zambaku i kombinuar me hyacinth, geranium, mjaltë dhe patchouli. Sipas shitësit, është për të dy gjinitë. I njëjti, por në shishe më të madhe – 80 ml, kushton 11.90 euro.

Në Gjirafa50, parfumin më të lirë e gjeni Jopp, Eau de Toilette. Është për meshkuj dhe i krijuar nga lëvoret e luleve. Shishja ka 30 ml dhe vjen me zbritje nga 19.99 euro në 15.61 euro.

Në Begmart, parfumi më i lirë është ai Rosa. Është për femra dhe kushton 22.90 euro. Aroma e këtij parfumi italian është krijuar nga trëndafili Rose, Piperi Peruvian dhe lulja Hollyhock. Ka 50 ml.

Parfume gjeni edhe në AlbiOnline. Parfumi më i lirë që ofron ky dyqan online është Guess Bella Vita në shishe 30 ml. Është për femra dhe kushton 50 euro.

Natyrisht ka edhe shumë lloje të parfumeve në këto dyqane.

Më të shtrenjtin e gjeni në Gjirafa50. Është Dior Sauvage në shishe të madhe prej 300 ml dhe kushton 215.48 euro. Është për meshkuj dhe Eau de Toilette, që do të thotë me më pak përmbajtje të ekstraktit dhe aroma ju zgjat nga 4 deri në 5 orë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU