Shitës të ri të integruar në platformën Sakushton. Kërkoni top produkte dhe mësoni çmime nga Gentli, Carnival, Intersport, She Shoes, AlbiOnline e Official.

04.10.2022

Shperndaje:

Shitës të ri të integruar në platformën Sakushton.
Kërkoni top produkte dhe mësoni çmime nga Gentli, Carnival, Intersport, She Shoes, AlbiOnline e Official.

Gamës së gjerë të kompanive e dyqaneve më të mëdha në vend që janë në partneritet me platformën SaKushton, së fundi i janë shtuar edhe disa brende të njohura.

Top produktet nga Gentli, Carnival, InterSport, She Shoes, Official Shoes e Albi Online, tash e tutje do të mund t’i gjeni edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në platformën SaKushton.

Gentli

Kompania Gentli, e njohur kryesisht për këpucë e atlete, është markë e njohur kudo. Me disa pika në gjithë vendin, por edhe me ofertë të gjërë online, ju do të mund të blini këpucët e atletet e fjalës së fundit në çdo kohë. Në dyqanet e Gentlit gjeni të mbathura nga 31 brende të ndryshme, ndër to edhe Vagabond, Clarks, Ciciban e të tjera.

Carnival

Me pesë pika në Prishtinë, i gjeni lehtë edhe atletët e këpucët më të mira në dyqanin Carnival. Në këtë dyqan, mund të gjeni të mbathura të brendeve të njohura britanike si Keddo e Betsy, pastaj atyre braziliane si Actvitta, Beira Rio, Moleca dhe shumë te tjera. Veçohet për këpucë “fancy” me çmime të volitshme.

She Shoes

Një vend, ekskluzivisht për femrat. Në dyqanet online të kësaj kompanie gjeni këpucë, çanta e aksesorë për çdo stinë. Uebfaqja është e projektuar aq thjeshtë e bukur, sa do të mund të shëtisni nëpër të sikur fizkisht, por pa u lodhur.

Office Shoes

Një tjetër dyqan që rëndësi të madhe i jep edhe shitjes online. Kjo kompani ndërkombëtare është e shtrirë në disa vende të rajonit më 180 pika, përfshirë tri në Kosovë. Dyqani ofron këpucë e atlete të brendeve si United Colors of Benetton, Boss, Buffalo, Calvin Klein, Converse e të tjera për fëmijë, femra e meshkuj.

InterSport

Vendi ku mund të gjeni gjithçka sportive, duke nisur nga atletet, tutat, çantat, aksesorët e shumëçka tjetër. Në Intersport, me disa pika në gjithë Kosovën ju mund të gjeni produkte të markave si Nike, Adidas, Reebok, Puma, Timberland, Planika, Salomon e shumë të tjera të njohura botërisht. Gjeni produkte për çdo moshë dhe për të dy gjinitë, ndërkohë mund të bëni edhe porosi online.

AlbiOnline

Në këtë dyqan mund të furnizoheni me shumëçka, deri edhe me pajisje për kuzhinë e dhoma gjumi. Gjeni atlete, këpucë, veshje sportive, të brendshme, aksesorë, kozmetikë e shumëçka tjetër. Thjeshtë duhet të hapni një llogari në faqen e këtij dyqani dhe më pas të ndqini udhëzuesin. Ofrohen disa mënyra të pagesës, duke përfshirë edhe kartelat e keshin.