Grimimi ka specifikat e veta dhe ndër të tjera ju duhet edhe një pasqyrë e njohur si kozmetike. Është e vogël, mund të lëvizet ngado, por edhe të stabilizohet mbi tavolinë.
Ka brende që ofrojnë pasqyrë edhe në formë të llupave, pra ua zmadhojnë pjesët e fytyrës për të parë më mirë.
Në tregun online ka shumë lloje të këtij produkti dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pasqyrën më të lirë kozmetike e gjeni në 75Mall. Ka edhe drita LED dhe kushton 7.60 euro.
Në Gjirafa50, pasqyra më e lirë kozmetike kushton 10.49 euro. Është e markës Donegal me dimensione 25 cm x 16 cm. Pra ka formë kënddrejtë me cepa pak të rrumbullakuar.
Në PemaMall, pasqyra më e lirë kozmetike është ajo e brendit Sencor. Kushton 39.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 49.99 euro. Ka drita LED dhe diametër 18 cm.
Dhe pasqyra më e shtrenjtë kozmetike mund të porositet në Gjirafa50. Është e markës MirrorLumi.
Ka ndriçim LED dhe mund të përdoret në një mbajtëse ose në dorë. Në të dy anët është pasqyrë dhe lëshon dy lloje të dritës – të ndritshme të bardhë dhe natyrale. Njëra anë e pasqyrës ofron zmadhim për një herë, kurse tjetra anë për 5 herë. Është me mbushje dhe vjen me adapter të saj.
Për të parë më shumë, kliko KËTU