Para se të dilni nga shtëpia, si rregull i pashkruar, “duhet” të shikoheni edhe një herë në pasqyrë për të parë si dukeni.
Nuk ka shtëpi mbase që nuk ka një pasqyrë muri, e nëse keni vendosur ta blini një të re, atëherë ka zgjidhje pa fund në tregun online.
Dizajne e forma të ndryshme, me çmime të lira, por edhe të tilla që shkojnë deri në mbi 600 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pasqyrën e murit më të lirën e gjeni në Comodita. Kushton vetëm 8 euro. Është në formë rrethore me një kornizë të trashë. Ka diametër 50 cm dhe është e stilit të vjetër. Korniza duket si dru, por është nga plastika.
Në E-baa, pasqyra e murit më e lira kushton 14.90 euro. Ka një kornizë interesante që ngjan me karriget mbretërore.
Në 75Mall, pasqyra e murit më e lira kushton 59.90 euro. Është kënddrejtë, me kornizë druri. Ka gjerësi 54 cm dhe lartësi 80 cm.
Edhe në dyqanin Foleja gjeni shumë lloje. Më e lira pasqyrë e murit kushton 64 euro. Është e rrumbullakët. Por anash ka një shtesë druri ku mund të viret ndonjë pallto apo të vihet ndonjë çelës.
Pasqyra gjeni edhe në GjirafaMall, ndërkohë me shtrenjta mund të porositet në Foleja.
Është një pasqyrë muri kënddrejtë e brendit Yorkshire, me kornizë nga druri Teak i ricikluar. Me zbritje kushton 619 euro, derisa çmimi i rregullt është 1.199 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU