Pasta e dhëmbëve nuk është thjeshtë preparat për pastrimin e tyre. Ka shumë rëndësi të jetë e mirë dhe me ekstrakte bimore, sidomos ata që vuajnë nga paradentoza, humbje e mishit të dhëmbëve.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të pastave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pasta më e lirë mund të porositet në dyqanin online Begmart. Ajo e brendit Colgate, linja MaxFresh me 100 ml kushton 1.99 euro.
Në Begmart gjeni edhe pastën AquaFresh, brend francez. Fisheku me 125 ml kushton 2.25 euro.
Në Spar, gjeni pastën Lacalut Sensitive. Është e preferueshme për ata që vuajnë nga paradentoza. Pasta ka 75 ml dhe kushton 3.39 euro.
Pasta me ekstrakte bimore gjeni në marketin online 75Mall. Më e lira kushton 4.95. Me këtë çmim ofrohen disa lloje të brendit turk Eyup Sabri Tuncer. Pastat vijnë me ekstrakte të karafilit, xhenxhefilit, gëzhojat e arrës dhe mentës. Fisheku ka 90 ml.
Pasta më e shtrenjtë e këtij brendi kushton 5.90 euro dhe është nga ekstrakti i bambusit, i aktivizuar me karbon.
Për të parë më shumë, kliko KËTU