Pastrues për fytyrë – ku e gjeni më së liri

29.07.2022

Shperndaje:

Definitivisht, gratë nuk e kanë lehtë. Pos kohës që iu merr duke bërë ‘make up’, u duhet kohë edhe për ta hequr atë në mbrëmje. Dhe për ta bërë këtë duhet ndonjë leckë apo losion i veçantë.

Në tregun online ofrohen lloje të ndryshme për pastrimin e fytyrës, qoftë leckë me përbërës të veçantë, qoftë lloj shampoje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pastruesin më të lirë të fytyrës nga ‘make up’ e gjeni në Gjirafa50. Në këtë dyqan online mund të porositni leckën e brendit sllovak MakeUp Eraser, që është e përbërë nga miliona fije të imëta fibrash, që ngrihen lart kur janë të lagura. Punojnë së bashku për të larguar të gjithë grimin, papastërtinë dhe vajin nga secila pore e fytyrës. Nuk përmban asnjë kemikal. Lecka është e ripërdorshme dhe jetëgjatësia e saj mund të shkojë deri në 5 vjet. Lahet në rrobalarëse dhe kushton 18.60 euro. Thjeshtë duhet lagur dhe fërkuar fytyrën.

Ofrohen katër ngjyra: e zezë, e kaltër, rozë dhe vjollcë.

Në PemaMall gjeni losion, lloje kreme e përzier me shampo me erë trëndafili, për largim të ‘make up’. Është i brendit gjerman 4upharma, linja Medex dhe me zbritje kushton 20.96 euro.

Losion shampo gjeni edhe në Gjirafa50. Është i brendit të njohur Sisley dhe kushton 109 euro. Shishja i ka 250 ml.

Në këtë dyqan, për të njëjtin çmim gjeni edhe kremën pastruese po të brendit Sisley, por linja Gentle Make Up Remover me 300 ml.


Për të parë më shumë, kliko KËTU