Pastruese për xhama, të thjeshta dhe me bateri – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pastruese për xhama, të thjeshta dhe me bateri – ku i gjeni më së liri

09.07.2023

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Pastrimi i xhamave ndoshta është puna më e vështirë për ata që pastrojnë nëpër shtëpitë apo zyrat e tyre. Xhamat e mëdhenj dhe në pozicione të ndryshme e bëjnë këtë punë të vështirë.

Mirëpo, një lehtësi mund t’ju vijë nëse blini pastrues xhami, qoftë të thjeshtë apo edhe më të shtrenjtë, që punojnë me bateri.

Pra bëhet fjalë për pajisjen, që në majë zakonisht ka një pjesë të gomës dhe bishtin që mund të jetë i shkurtër apo edhe i gjatë, e jo për lëngun që pastron xhamat.

Në tregun online ofrohen disa lloje dhe platforma SaKushton ua sjell disa nga ofertat.

Pastruesi më i lirë i xhamave mund të porositet në Jysk. Kushton 2.5 euro, ka gomë me vakum dhe është i brendit Djura. Ka bisht të shkurtër, pra ju shërben për pozicionet ku mund të mbërrini me lartësinë që keni apo edhe me ndihmën e ndonjë shkalle.

Në Gjirafa50, pastruesin më të lirë të xhamave mund ta porositni për 7.49 euro. Është me bisht të gjatë prej druri dhe i brendit Vorel. 

Në këtë dyqan gjeni edhe pastrues për xhama të akuariumit. Ai i brendit Tetra kushton 28.56 euro. Është i punuar apostafat për akuariumet.

Në tregun online gjeni edhe pastrues të xhamave që punojnë me bateri. Pse me bateri? Trupi i kësaj pastruese ka një rezervuar ku vihet lëngu për pastrim dhe pas spërkatjes e pastrimit, përmes thithjes me presion, hiqet çdo papastërti si dhe uji. Këto lloj pastruesesh mund të blihen në Gjirafa50. Më e lira, ajo e brendit gjerman Vileda Windomatic, kushton 67.38 euro, kurse më e shtrenjta është e brendit Leifheit. Vjen edhe një bisht i gjatë me të dhe kushton 89.28 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU