Pelena për fëmijë – ku i gjeni më së liri

12.01.2022

Shperndaje:

Nëse nuk e keni luksin për pelena të brendeve të njohura, atëherë zgjidhja duhet bërë me pelena më të lira. Dhe oferta e këtyre lloj pelenave është goxha e madhe.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e pelenave për bebe në tregun online.

Nëse kërkoni online, atëherë pelenat më të lira i gjeni në dyqanin eGjeta. Janë të brendit Bora dhe për fëmijët +16 kg. Paketimi me 24 copë kushton 4.79 euro.

Në këtë dyqan online gjeni edhe paktime të ndryshme të këtij brendi të pelenave.

Këtë lloj pelenash e gjeni edhe në Gjirafa50. Paketimi më i lirë është ai me 42 copë për fëmijët me peshë mes 3 e 6 kg. Kushton 5.05 euro. Në Gjirafa50 gjeni edhe pelana të brendit Pingo (2-5 kg). Paketimi me 27 copë kushton 5.59 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe pelenat më të shtrenjta të brendeve Pampers, Huggies e Molfix.

Pelena mund të porosisni edhe në Maxi. Paketimi me 30 copë i brendit Moltex kushton 4.99 euro. Është për fëmijë me peshë mes 9 e 18 kg. Në Maxi gjeni edhe paketime të tjera të këtij brendi, me më shumë copë ose me pelena për fëmijë më në peshë.

Për të parë të gjitha llojet e pelanave, kliko KËTU