Pelena të brendeve e të madhësive të ndryshme – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pelena të brendeve e të madhësive të ndryshme – ku i gjeni më së liri

08.02.2023

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Për ata që kanë fëmijë të vegjël, është produkt i pashmangshëm. Pelenat sot janë të shumta në tregun online, ku gjeni të brendeve e të madhësive të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pelenat më të lira i gjeni në rrjetin e dyqaneve Spar. Ofrohet brendi Nappies, me madhësi 3 me çmim 4.99 euro. Paketimi i ka dhe 26 copë.

Për të njëjtin çmim e merrni edhe paketimin me pelena të madhësisë Max, e që i ka 24 copë, pra dy më pak. Ofrohen edhe pelena “junior”, pra për më të rritur.

Në Maxi, pelenat më të lira kushtojnë 6.09 euro. Janë të brendit Eco dhe për fëmijë me peshë nga 2 deri në 5 kg. Paketimi i ka 27 copë.

Për 0.5 euro më shumë, në Maxi e gjeni paketimin e brendit Moltex. Është për fëmijë me peshë nga 4 deri në 9 kg dhe i ka 32 copë.

Në Gjirafa50, paketimin e Moltex për moshën 11-16 kg e gjeni po ashtu për 6.59 euro.

Në Gjirafa gjeni edhe shumë lloje të tjera. Ndër më të lirat është pelena e brendit Huggies. Paketimi me 24 copë, i madhësisë 2, kushton 6.99 euro.

Në Gjirafa50, gjeni edhe pelena të veçuara për djem dhe vajza. Janë me ngjyrë të kaltër dhe rozë. Këtë lloj të pelenave e ofron brendi DryNites. Paketimet më të lira janë ato për fëmijë pak më të rritur, të moshës 8-15 vjeç. Paketimi i ka 9 pelena dhe kushton 8 euro.

Pelena ofron edhe dyqani online 75Mall. Pelenat e brendit Kit&Kin, për fëmijë me peshë 2, 2.5 deri në 8 kg kushtojnë 16.90 euro. Paketimi i ka 40 copë.

Dhe paketimi më i shtrenjtë mund të blihet në Gjirafa50, por është edhe më i madhi, pasi i ka 169 copa dhe është i brendit të njohur Pampers. Janë për fëmijë me peshë 9 – 14 kg dhe paketimi kushton 83.31 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU