Perime të ngrira Bonduelle – zgjidh më të mirën – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Perime të ngrira Bonduelle – zgjidh më të mirën

05.05.2024

Shperndaje:

Një prej mënyrave të keni në çdo stinë të vitit perime, është edhe ruajtja e tyre në ngrirje të thellë (friz).

Në treg keni shumë lloje të perimeve të ngrira, dhe ndër më të njohurat janë ato të brendit Boduelle.

Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre.

Qeset e brendit Bonduelle zakonisht vijnë në peshë 400 gramë.

Dhe qesja më e lirë është nëse blini një me bishtaja, ta pacopëtuara ose të copëtuara. Kushton 1.79 euro dhe e gjeni në rrjetin e dyqaneve Spar.

Në këtë dyqan, në fakt gjeni edhe shumë lloje të tjera. Për 1.79 euro mund të porosisni edhe qeset me bizele dhe perime të përziera, si karfiol, brokoli e karotë.

Për 1.89 euro mund të blini qesen me brokoli, e për 2.19 euro mund të zgjidhni një nga dy lloje: përzierje perimesh për supë meksikane dhe tjetra, përzierje perimesh për supën minestrone.

Pak më shtrenjtë kushton qesja e Bonduelle me spinaq – 2.49 euro, e më së shtrenjti qesja me misër gjysmë të zier. Edhe këto i gjeni në Spar.

 

Për të parë më shumë, kliko KËTU