Përparëse për fëmijë – ku i gjeni më së liri

11.09.2023

Shperndaje:

Sado që risitë janë të pafundme, disa gjëra janë të nevojshme gjithnjë. Një prej tyre është edhe përparësja e fëmijëve, që i mbron ata të mos i njollosin rrobat gjatë ushqyerjes.

Në tregun online ka disa lloje të tyre, të materialit, por edhe nga silikoni.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Përparëset më të lira i gjeni në marketin online 75Mall. Për 2 euro, mund të zgjidhni përparëse të brendit Marvel, me figura të ndryshme. Janë nga materiali dhe pastrohen lehtë.

Për 5.90 euro, po në këtë market gjeni përparëse nga silikoni. Ofrohen disa ngjyra dhe pos si përparëse kanë edhe një xhep të madh në fundin e saj, ku mund të vendosni biberonin, por edhe shërben për të pritur mbetjet.

Përparësja më e shtrenjtë, është një prej materialit e brendit Fehn. Është e bardhë dhe ka një qenush të vogël. Kushton 7.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU