Për këdo që përgatit në kuzhinë, i duhet edhe një përparëse për të mos bërë rrobat pis.
Kësaj here do të flasim për përparëset për femra, meqë ka edhe më shumë zgjidhje.
Në treg, disa markete ofrojnë përparëse për përdorim në kuzhinë dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Përparëset më të lira i gjeni në dyqanin e-baa, madje për më pak se 1 euro.
Për 0.95 euro, ofrohet një përparëse me një xhep të madh përpara, e për 0.99 euro, ofrohet një përparëse me një peshqir.
Përparëse gjeni edhe në dyqanin Foleja. Më e lira kushton 5.20 euro me zbritje. Është e markës MaxStyle dhe e verdhë me motive ananasi. Madhësia është standarde.
E në GjirafaMall, përparësja më e lirë për përdorim në kuzhinë kushton 10.5 euro me zbritje nga 15.50 euro sa është çmimi i rregullt. Është e markë së njohur Lemart, ngjyrë vjollcë dhe me material pambuk 100 për qind.
E njëjta përparëse, në Foleja kushton 15 euro, që është edhe më e shtrenjta në këtë kërkim online.
Për të parë më shumë, kliko KËTU