Pica të gatshme e të ngrira – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pica të gatshme e të ngrira – ku i gjeni më së liri

16.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Gjithnjë e më shumë po jemi të zënë e gjithnjë e më shumë po konsumojmë ushqime të gatshme.

E mes këtyre ushqimeve, mund të jenë edhe ato të ngrira që i kemi në shtëpi.

Në treg ofrohen shumë lloje të picave të gatshme dhe të ngrira. Ato mund t’i blini dhe t’i piqni kurdo që keni nevojë.

Ofrohen disa lloje, duke nisur nga Margherita e deri tek ato me kërpudha, mishra të ndryshëm e të tjera.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Picën më të lirë mund ta blini ose porosisni në marketet Begmart dhe InterCklick. Është Funghi, pra me salcë domateje, djathë e kërpudha. Është 320 gramë, e brendit Pasionata dhe kushton 2.15 euro në të dy dyqanet.

Pastaj në Begmart, për 2.52 euro mund të blini picën me djathë Mozzarella, po ashtu 320 gr. E për çmim të përafërt – 2.55 euro, në InterCklick mund të porosisni picën Quatro Formaghi.

Të njëjtën në Begmart e gjeni për 3 centë më shtrenjtë.

Në InterCklick ka edhe picë me suxhuk, që kushton 2.85 euro, e për 3.09 euro e gjeni edhe picën e “shtëpisë”.

Picë gjeni edhe në dyqanin Spar. Është Margherita dhe me peshë pak më të madhe – 360 gr. Kushton 3.19 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU