Pije, çokollatë dhe puding me proteina – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pije, çokollatë dhe puding me proteina – ku i gjeni më së liri

14.04.2024

Shperndaje:

Sidomos ju që stërvitni çdo ditë, bëni mirë që të keni kujdes me sheqernat. Dhe nëse vendosni patjetër, të konsumoni diçka, atëherë bëni mirë që të merrni edhe ndonjë proteinë.

Në tregun online ka disa produkte që përmbajnë sasi të madhe të proteinave, si pije të ndryshme, çokollata dhe puding.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri i gjeni pudingët. Janë të brendit të njohur Zott dhe janë me shije karameleje si dhe orizi. Përmbajnë edhe proteina. Tasi me 200 gr, kushton 0.86 euro dhe mund ta porosisni në dyqanin online Begmart.

Me të njëjtin çmim mund të porosisni edhe pijen me proteina. Ka me shije vanilje dhe çokollate. Shishja ka 250 ml.

Në këtë dyqan gjeni edhe shumë çokollata me proteina. Më e lira është ajo me shije të boronicës. Është e brendit Tekmar dhe është relativisht e vogël – 60 gr. Kushton 1.06 euro.

Të këtij brendi, gjeni edhe çokollata me shije vanilje, kakao dhe dredhëz. Copa kushton 1.31 euro.

Më së shtrenjti, kushton një pije 1-litërshe e brendit Olympus. Është nga arra e kokosit dhe 1 litër përmban 32 gramë proteina. E gjeni në Begmart.

Për të parë më shumë, kliko KËTU