Piktura të ndryshme, të shtypura apo në lanavacë – ku i gjeni më së liri

29.05.2023

Shperndaje:

Sado që e rregulloni ambientin shtëpiak apo atë biznesor, pa një apo më shumë piktura në mure, gjithnjë do të duket zbrazët, sikur mungon diçka.

Në tregun online mund të gjeni disa lloje të pikturave, prej atyre të vogla e që janë të shtypura me printer e deri te ato më të mëdhatë e që janë të punuara nga artistët e ndryshëm në kanavacë.

Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Pikturën më të lirë e gjeni në 75Mall. Vjen me kornizë 30 cm x 40 cm dhe është lloj i pikturës së shtypur në printer. Nuk ka përshkrim, por është një gjethe me fletë të zeza, ndërkohë që prapavinë e ka bezhë. Kushton 14.95 euro.

Me këtë çmim, në 75Mall gjeni lloje të ndryshme të pikturave për ambiente të ndryshme, si për dhomë të ndenjes, të fjetjes, korridor apo kuzhinë.

Piktura të punuara nga artistët e rinj gjeni në Gjirafa50. Piktura më e lirë është me dimensione 40 cm x 40 dhe është e punuar në kanavacë. Autori është një 16-vjeçar me inicialet A.D., që sipas përshkrimit deri në moshën 7-vjeçare ishte fëmijë joverbal. Piktura është abstrakt me kombinim të ngjyrave ku dominon e verdha, portokallta dhe e gjelbra. Kushton 50 euro.

Në Gjirafa50 gjeni shumë piktura, ndërkohë më e shtrenjta është e punuar me akril dhe vaj në pëlhurë. Është e punuar nga Blinerë Ibishi dhe me zbritje kushton 1.199 euro. Çmimi i rregullt është 1.555 euro. Ka dimensione 170 cm x 90 cm dhe piktura është emërtuar “Andërr”.

Për të parë më shumë, kliko KËTU