Pishinë për kopsht – ku e gjeni më së liri

20.07.2022

Shperndaje:

Në këto ditë të nxehta, dy gjëra janë me rëndësi: të gjeni një hije ose një vend me ajër të kondicionuar apo edhe një vend ku mund të freskoheni.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të pishinave për oborre e kopshte dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse kërkoni pishinë për fëmijë, atëherë mund të gjeni edhe për 10 euro, por nëse doni që edhe të rriturit të freskohen, atëherë ndani të paktën 35 euro.

Pishinën më të lirë mbi këtë çmim e gjeni në Gjirafa50. Është këndrejtë dhe ka diomensione 201×150 cm dhe thellësi 51 cm. Është e brendit Betway dhe kushton 39.40 euro.

Për 39.90 euro në PemaMall, gjeni pishinën e rrumbullakët të brendit amerikan Intex me diametër 183 cm dhe thellësi 51 cm.

Në këtë dyqan online, gjeni edhe pishina më të mëdha të rrumbullakëta të brendit Intex, ku njëherësh mund të freskohen 2-3 fëmijë dhe një i rritur.

Ka diametër 366 cm dhe thellësi 76 cm. Me zbritje kushton 92.75 euro.

Pishinën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. është e brendit Lay-Z dhe kushton 929.50 euro. Pos pishinë, është edhe xhakuzi. Vjen me pompë të integruar, filtera dhe mbulesë.


Për të parë më shumë lloje dhe më shumë specifika, kliko KËTU