Nëse furrën e keni ende të mirë e funksionale, por pllaka sipër u është gërvishtur, atëherë lehtësisht mund ta ndërroni vetëm atë.
Në tregun online ofrohet shumë zgjidhje për furra e pllaka ndaras.
Gjeni pllaka nga 115 euro e deri në 2500 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pllakën më të lirë mund ta porosisni në tri dyqane. Ofrohet e njëjta, e brendit Hugo. Si në GjirafaMall, Aztech dhe Foleja mund ta porosisni për 115 euro. E gjitha është me prekje (Touch).
Natyrisht kjo është më e lira.
Hiq kësaj, në Foleja ofrohet një tjetër pllakë me çmim të ulët. Ajo e brendit Delon kushton 139 euro. Edhe kjo lëshohet e ndalet me prekjen e rrathëve që i ka të vizatuar në pllakë.
Në e-Baa, ofrohet një pllakë shporeti e pazakontë, me tri rrathë për pjekje. Dy janë më të vegjël e një shumë më i madh. Është e brendit të njohur Midea dhe kushton 149 euro. Edhe kjo është me “touch”.
Në 75Mall, pllaka më e lirë që ofrohet kushton 159.90 euro me zbritje, nga 229.90 euro sa është çmimi i rregullt. Është e markës Hisense dhe funksionon me “touch’.
Në fakt, me një klik me fjalët kyçe “pllaka montuese”, ju mund të gjeni me dhjetëra e dhjetëra lloje.
Dhe pllaka më e më e shtrenjtë ofrohet në Foleja. Është Samsung dhe kushton 2.499 euro. Vjen me dy vite garanci.
Për të parë më shumë, kliko KËTU