Sado që mund të jetë i pashëndetshëm, pomfriti apo patatet e skuqura, janë ushqimi i preferuar për shumë kë.
Dhe, më i miri është ai i gatshëm, pasi merr më pak vaj gjatë fërgimit.
Në tregun online ka lloje të shumta, por ky produkt, është ndër ata që kanë shënuar më së shumti rritje të çmimit. Platforma SaKushton ua sjell çmimet më të lira.
Paketimin 1 kg me patate të ngrira, më së liri e gjeni në Spar. Pomfriti i brendit Fantasy, kushton 2.39 euro.
Në Begmart, paketimi 1 kg më së liri kushton 2.75. Është i brendit Harmonie.
Gjeni edhe paketim 2.5 kg. Dhe më së liri në tregun online e gjeni në Spar, po të brendit Fantasy. Kushton 5.99 euro.
Në Begmart, pomfriti në paketim 2.5 kg i brendit Harmonie, kushton 6.71 euro.
Nëse doni, që pomfriti të jetë pak më i shëndetshëm, atëherë në treg ka edhe friteza që e përgatisin atë pa vaj. Në PemaMall, më e lira kushton 86.50 euro. Është e brendit Sencor, por sigurisht shija e pomfritit nuk është e njëjtë.
Për të parë më shumë, kliko KËTU