Pajisje për kokoshka – ku e gjeni më së liri

28.01.2023

Shperndaje:

Kokoshkë apo pupagjel. Quajini si të doni, fjalori i gjuhës shqipe i njeh të dyja variantet dhe janë ushqimi më i mirë që mund të na shoqërojë teksa shohim një film apo një ndeshje sportive.

Shumë nga të rinjtë mund t’i njohin edhe si “pocorn”, por ka pak rëndësi kjo.

Dhe për të mos e prishur tiganin, për të mos e çuar dëm punën tuaj, ju preferojmë pajisjet e veçanta për kokoshka. Për më tepër, secila punon me ajër të nxehtë, çka do të thotë se e eliminoni përdorimin e vajit.

Në tregun online ka shumë lloje të aparateve të kokoshkave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pajisjen më të lirë për kokoshka e gjeni PemaMall. Atë të brendit Zilan e gjeni me zbritje nga 23 euro në 16.90 euro.

Në Gjirafa50, e gjeni pajisjen e brendit polak Esperanza me çmim 22.60 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 24.37 euro.

Në këtë dyqan online gjeni edhe shumë lloje të tjera të aparateve. Për 31.48 euro mund të porositni aparatin e brendit gjerman Clatronic. Ky çmim është me zbritje, pasi ai i rregullt është 35.22 euro.

Në Gjirafa50, është edhe aparati më i shtrenjtë që ofrohet në tregun online. Ai i brendit italian Ariete kushton me zbritje 63.31 euro. Çmimi i rregullt është 71.74 euro.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU