Pranvera erdhi – zgjidh papuçet tuaja

24.03.2024

Shperndaje:

Tash gjithçka është më e lehtë kur moti është përmirësuar. Edhe sa u përket mbathjeve. Dhe zgjidhje për këtë mund të jenë edhe papuçet.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të papuçeve, nga ato të thjeshta e deri ato solemne që mund t’i mbathni kudo.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Papuçet më të lira i gjeni në Carnival. Janë të sheshta, për femra dhe kanë një dizajn interesant me lëkurë në pjesën e përparme. Kushtojnë 4.90 euro.

Në fakt, në këtë dyqan që mund të bëni porosi edhe online, gjeni shumë lloje të papuçeve me çmim më pak se 10 euro.

Më të shtrenjtat që mund të porositen në Carnival kushtojnë 23.90 euro. Janë të brendit Biera Rio. Janë lëkurë dhe pjesën e përparme e kanë të mbyllur.

Nën 10 euro, papuçe gjeni edhe në Gentli. Janë për meshkuj, verore dhe të brendit US Polo. Saktësisht kushtojnë 9.90 euro.

Gjeni edhe shumë papuçe për femra, ndërkohë më të shtrenjtat kanë çmim 34.90 euro dhe janë të brendit Vizzano. Janë të bardha në pjesën e poshtme, kurse atë të sipërme e kanë ngjyrë argjendi vezullues.

Zgjidhje për papuçe ka edhe në SunaSport, por janë kryesisht sportive. Më të lirat kushtojnë 25.60. Janë Nike dhe për fëmijë (femra).

Për të rritur, papuçet më të lira në këtë dyqan i gjeni për 30.40 euro. Janë po ashtu Nike. Pjesën e poshtme e kanë të bardhë, kurse të sipërme ngjyrë ari.

Papuçet më të shtrenjta në SunaSport mund të porositen për 68 euro. Janë të brendit Puma, kanë shtresën bazë më të trashë dhe kanë edhe një rrip që shkon mbi “zogun e këmbës”. Ofrohen dy ngjyra: zi dhe krem.

Për të parë më shumë, kliko KËTU