Prerëse djathi – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Prerëse djathi – ku e gjeni më së liri

06.05.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Janë disa vegla që janë të domosdoshme për kuzhinën tuaj. E tillë nuk është kjo që do të shkruajmë.

Bëhet fjalë për një prerëse djathi të bardhë dhe pse të mos e keni mes pajisjeve edhe këtë.

Në treg ofrohen disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Prerësen më të lirë të djathit e gjeni në dy dyqane online.

Si në Foleja, ashtu edhe në GjirafaMall, prerësja më e lirë kushton 4.20 euro. Është e brendit Fiskars, dhe është për të gjitha llojet e djathit, përfshirë edhe atë të butë. Nuk ngjitet djathi në tehun e prerëses.

Në Foleja gjeni edhe disa lloje të tjera.

Një prerëse për djathë të bardhë të butë, po të brendit Fiskars, me zbritje mund ta blini për 5.60 euro.

E në këtë dyqan gjeni edhe një set prerësesh për djathë. Seti ka katër vegla, plus një dërrasë dhe është i brendit Macma. Kushton 11.60 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU